> ## Knowledge Base Index
> Fetch the complete knowledge base index at: https://publer.com/help/sitemap.xml
> Use this file to discover available pages before exploring further.
> Pure-Markdown content can be obtained by appending a '.md' suffix to the content URLs listed in the sitemap (without the trailing slash).

# Si të shkarkoni Raportet tuaja të Analizave/Statistikave

### DesktopStart

Me Publer mund të shihni statistikat për secilin nga kanalët tuaj të mediave sociale, dhe ajo që është edhe më e mirë është që mund të eksportoni këto statistika në një dokument PDF që mund t’i shpërndani me kolegët tuaj, klientët, ose menaxherët.

# Për të shkarkuar Raportet PDF/CSV:

* Shkoni te **Analiza** në Publer.
* Zgjidhni llogarinë sociale për të cilën dëshironi të shkarkoni analizat.
* Mund të shkarkoni edhe analizat për gjithë ekipin/hapësirën e punës, pra të gjitha llogaritë.
* Në skedën **Përmbledhje**, klikoni mbi opsionin **Eksportim në** në cepin e djathë sipër, që të eksportoni përmbledhjen e analizave në **PDF** ose **Excel/CSV.**

|| Mund të Eksportoni edhe një pamje të dedikuar të Statistikave të Postimeve në PDF ose Excel/CSV, në skedën Statistika të Postimeve. Mësoni më shumë [këtu](https://help.publer.io/en/article/how-to-export-a-dedicated-view-of-the-post-insights-to-pdf-or-excelcsv-7k1of/?bust=1707734103602).

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screen-shot-2024-12-27-at-2344_wnh7w4.png)

* Nëse dëshironi të eksportoni raportin në një **dokument PDF** zgjidhni **Eksporto pamjen si PDF**.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screen-shot-2024-12-27-at-2523_1kwkp0l.png)

|| Për të aktivizuar raportet automatike PDF që dërgohen në emailin tuaj shkoni te Cilësimet > Njoftimet. Mësoni më shumë rreth kësaj [këtu](https://help.publer.io/en/article/how-to-automate-analytics-reports-12s8wj7/).

* Nëse dëshironi të eksportoni raportin në një **skedar CSV** zgjidhni **Eksporto pamjen si Excel/CSV**.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screen-shot-2024-12-27-at-2523_wk2ptj.png)

||| Keni parasysh që mund të automatizoni vetëm raportet PDF, jo raportet Excel/CSV.

* Do të merrni një njoftim në **Zilen e Njoftimeve** sapo Raporti PDF/CSV të jetë gati.
* Klikoni mbi **Zilën e Njoftimeve** dhe hapni **Raportin PDF/CSV**.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screen-shot-2024-12-27-at-2564_1vjqc0c.png)

* Do të ridrejtoheni në një skedë të re ku mund ta shkarkoni raportin, ta shtypni, ose ta ndani me të tjerët.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screen-shot-2024-02-13-at-4524_1qopghm.png)

Tani mund t’i shpërndani analizat tuaja me këdo që dëshironi ose t’i ruani për përdorim të ardhshëm. Mësoni [se si të sinkronizoni statistikat këtu.](/en/article/how-to-sync-your-insightsanalytics-1p5fxm/)
---

*Përditësuar nga: [Brikena Cani](https://publer.io/about/brikenacani)
### DesktopEnd
### MobileStart

Me Analizat e Publer, mund të shihni statistikat për secilin prej kanaleve tuaja të medias sociale, dhe ajo që është edhe më mirë është se mund t'i eksportoni këto statistika në një dokument PDF/CSV që mund të ndani me të gjithë kolegët tuaj, klientët, ose menaxherët. 

# Për të shkarkuar Raportet PDF:

* Hapni aplikacionin mobil të Publer dhe shkoni te**&#32;Analizat**.
* Zgjidhni llogarinë sociale për të cilën dëshironi të shkarkoni analizat.
* Në skedën e Përmbledhjes, klikoni mbi**&#32;ikonën e shkarkimit** në cepin e djathë të sipërm, për të eksportuar përmbledhjen e statistikave në **PDF** ose **Excel/CSV**.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/2025-01-14-172633-clipboard_synwu6.png)

|| Mund të Eksportoni edhe një pamje të dedikuar të Statistikave të Postimeve në PDF ose Excel/CSV, në skedën Postimeve. Mësoni më shumë [këtu](https://help.publer.io/en/article/how-to-export-a-dedicated-view-of-the-post-insights-to-pdf-or-excelcsv-7k1of/?bust=1707734103602).

* Zgjidhni formatin që preferoni për të shkarkuar raportin e analizave: **PDF** ose **CSV**.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/2025-01-14-173031-clipboard_1ii9bnf.png)

|| **Shënim:** Ju gjithashtu mund të shkarkoni analizat për të gjithë hapësirën e punës, pra të gjitha llogaritë. Për ta bërë këtë, mos zgjidhni asnjë llogari sociale dhe thjesht klikoni mbi ikonën e shkarkimit.

* Do të merrni një njoftim në **Zilën e Njoftimeve** sapo Raporti PDF/CSV të jetë gati.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/2025-01-14-173142-clipboard_dwl042.png)
* Shkoni te **Cilësimet** dhe klikoni mbi **Zilën e njoftimeve**.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/2025-01-14-173415-clipboard_1h981uf.png)

* Klikoni mbi njoftimin për të hapur **Raportin PDF/CSV**.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/2025-01-14-173614-clipboard_iu7410.png)
* Do të ridrejtoheni në një skedë të re ku mund t'i shkarkoni, printoni, ose ndani raportin me njerëz të tjerë.

Tani mund t’i shpërndani analizat tuaja me këdo që dëshironi ose t'i ruani për përdorim të ardhshëm. Mësoni [se si të sinkronizoni te dhenat këtu.](/en/article/how-to-sync-your-insightsanalytics-1p5fxm/)
---

*Shkruar nga: [Brikena Cani](https://publer.io/about/brikenacani)

### MobileEnd