> ## Knowledge Base Index
> Fetch the complete knowledge base index at: https://publer.com/help/sitemap.xml
> Use this file to discover available pages before exploring further.
> Pure-Markdown content can be obtained by appending a '.md' suffix to the content URLs listed in the sitemap (without the trailing slash).

# Si të shtohet një RSS feed i ri

### DesktopStart

|| **Shënim:** Artikujt e RSS Feeds (ose objekte të tjera) do të programohen vetëm për një vit përpara, në maksimum. Nëse ju del gabimi "Nuk u gjetën kohë të lira", do të jetë për shkak të kësaj. Të gjitha kohët e lira për vitin e dhënë do të jenë të zëna.

|| Çdo artikull do të shpërndahet automatikisht ose do të publikohet vetëm një herë. Megjithatë, ju mund të shpërndani artikujt manualisht disa herë, siç tregohet [këtu](https://publer.com/help/en/article/how-to-schedule-articles-in-bulk-using-rss-feed-1uyoay5/).

# Për të shtuar një RSS Feed të ri:

* Shkoni te skeda **Eksploro** në Publer.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/-/e/e/f/b/eefbebed3e091800/2026-06-25-210821-1_1khcyal.png)

* Zgjidhni **RSS Feeds**
* Klikoni mbi **Shto RSS Feed**.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/-/e/e/f/b/eefbebed3e091800/2026-06-26-064447_13wzn87.png)

* Shtoni Emrin e Feed.
* [Shtoni URL e Feed](https://help.publer.io/en/article/how-to-find-the-rss-feed-url-x5ojp4/)
* Përfshini dhe Përjashtoni Fjalët kyçe. Kjo ju ndihmon të tërhiqni/përjashtoni objekte të caktuara të RSS Feeds në Publer, në vend të të gjitha objekteve.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/-/e/e/f/b/eefbebed3e091800/2026-06-26-064523_mw4wz9.png)

* Klikoni **Shto** dhe prisni derisa feed të lidhet.

### Zgjidhni një **Veprim**:

1. **Asnjë Veprim** -- Objektet e RSS do të ruhen në bibliotekë, deri në një veprim të mëtejshëm të caktuar nga përdoruesi.
2. **Posto Automatikisht** -- Vendosni se ku dëshironi të postoni automatikisht çdo objekt të ri të RSS që tërhiqet nga Publer.
3. **Programim Automatik** -- Vendosni se ku dëshironi të programoni automatikisht çdo objekt të ri të RSS që tërhiqet nga Publer, duke ndjekur një [program postimi](https://help.publer.io/en/article/how-to-setup-a-posting-schedule-cxg8y2/), i paracaktuar ose i caktuar në atë moment.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/-/e/e/f/b/eefbebed3e091800/2026-06-25-211044_c8p4pj.png)

* Mund të zgjidhni të përdorni titullin/përshkrimin e artikullit si titullin e postit.
* Përveç kësaj, mund të zgjidhni mes postimit të këtij artikulli si një link ose si një foto.

|| Për rrjete sociale të caktuara, si Pinterest, artikujt do të postohen si foto dhe linket do të shtohen automatikisht në seksionin e URL.

* në fund, klikoni në **Ruaj**.

|| Mbani mend, automatizimi i RSS Feeds ndan artikujt vetëm në kanale tuaja të medias sociale, jo në sajtin tuaj WordPress. Për të ndarë artikujt në WordPress përmes Publer, ndiqni hapat [këtu](/en/article/how-to-create-and-schedule-posts-to-wordpress-ht24nu/).

Mësoni më shumë për [RSS Feeds](https://blog.publer.io/automatically-post-and-schedule-from-rss-feeds/) dhe si [do të ndahen artikujt](https://help.publer.io/en/article/how-will-rss-items-be-shared-to-each-social-network-1m3lo/) në një media sociale të caktuar.
---

*Përditësuar nga: [Brikena Cani](https://publer.io/about/brikenacani)

### DesktopEnd
### MobileStart

|| **Shënim:** Artikujt e RSS Feeds (ose objekte të tjera) do të programohen vetëm për një vit përpara, në maksimum. Nëse ju del gabimi "Nuk u gjetën kohë të lira", do të jetë për shkak të kësaj. Të gjitha kohët e lira për vitin e dhënë do të jenë të zëna.

|| Çdo artikull do të shpërndahet automatikisht ose do të publikohet vetëm një herë. Megjithatë, ju mund të shpërndani artikujt manualisht disa herë, siç tregohet [këtu](https://publer.com/help/en/article/how-to-schedule-articles-in-bulk-using-rss-feed-1uyoay5/).

# Për të shtuar një RSS feed të ri:

* Shkoni te skeda **Eksploro** në aplkacionin mobile të Publer.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/-/e/e/f/b/eefbebed3e091800/2026-06-26-153847-clipboard_qqy41y.png)

* Zgjidhni **RSS Feeds**.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/-/e/e/f/b/eefbebed3e091800/2026-06-26-153938-clipboard_e4qqip.png)

* Klikoni mbi **Shto RSS Feed** në krye të ekranit.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/-/e/e/f/b/eefbebed3e091800/2026-06-26-154135-clipboard_hpl6lt.png)

* Shtoni Emrin e Feed.
* [Shtoni URL e Feed](https://help.publer.io/en/article/how-to-find-the-rss-feed-url-x5ojp4/)
* Përfshini dhe Përjashtoni Fjalët kyçe. Kjo ju ndihmon të tërhiqni/përjashtoni objekte të caktuara të RSS Feeds në Publer, në vend të të gjitha objekteve.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/-/e/e/f/b/eefbebed3e091800/2026-06-26-154208-clipboard_1vl5wnf.png)

* Klikoni **Shto** dhe prisni derisa feed të lidhet.

### Zgjidhni një **Veprim**:

1. **Asnjë Veprim** -- Objektet e RSS do të ruhen në bibliotekë, deri në një veprim të mëtejshëm të caktuar nga përdoruesi.
2. **Posto Automatikisht** -- Vendosni se ku dëshironi të postoni automatikisht çdo objekt të ri të RSS që tërhiqet nga Publer.
3. **Programim Automatik** -- Vendosni se ku dëshironi të programoni automatikisht çdo objekt të ri të RSS që tërhiqet nga Publer, duke ndjekur një [program postimi](https://help.publer.io/en/article/how-to-setup-a-posting-schedule-cxg8y2/), i paracaktuar ose i caktuar në atë moment.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/-/e/e/f/b/eefbebed3e091800/2026-06-26-154240-clipboard_14z67y9.png)

* Mund të zgjidhni të përdorni titullin/përshkrimin e artikullit si titullin e postit.
* Përveç kësaj, mund të zgjidhni mes postimit të këtij artikulli si një link ose si një foto.

||| Për rrjete sociale të caktuara, si Pinterest, artikujt do të postohen si foto dhe linket do të shtohen automatikisht në seksionin e URL.

* në fund, klikoni në **Apliko**.

|| Mbani mend, automatizimi i RSS Feeds ndan artikujt vetëm në kanale tuaja të medias sociale, jo në sajtin tuaj WordPress. Për të ndarë artikujt në WordPress përmes Publer, duhet ta lidhni atë me Publer dhe të programoni postimet përkatësisht.

Mësoni më shumë për [RSS Feeds](https://blog.publer.io/automatically-post-and-schedule-from-rss-feeds/) dhe si [do të ndahen artikujt](https://help.publer.io/en/article/how-will-rss-items-be-shared-to-each-social-network-1m3lo/) në një media sociale të caktuar. 
---

*Shkruar nga*: [Brikena Cani](https://publer.io/about/brikenacani)

### MobileEnd