> ## Knowledge Base Index
> Fetch the complete knowledge base index at: https://publer.com/help/sitemap.xml
> Use this file to discover available pages before exploring further.
> Pure-Markdown content can be obtained by appending a '.md' suffix to the content URLs listed in the sitemap (without the trailing slash).

# Si të shtoni dhe menaxhoni Shtesën e Chrome të Publer

# Për të shtuar Shtesën e Chrome:

* Shkoni te [Chrome Web Store](https://chrome.google.com/webstore/category/extensions?hl=en&authuser=1)
* Kërkoni për **Publer** dhe klikoni mbi të.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screen-shot-2024-11-30-at-1153_1sqf45x.png)

* Klikoni **Shto në Chrome**.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screen-shot-2024-11-30-at-1153_1e7gcdv.png)

* **Hapni** aplikacionin dhe vendosni **preferencat**:

1. Trego automatikisht butonin e **Shpërndarjes** mbi imazhet - Ky opsion do të aktivizojë butonin 'Shpërndarje' për të shfaqur në fund të secilës media që ju vëzhgoni, pavarësisht faqes ku ndodheni.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screen-shot-2024-12-01-at-1200_7olow8.png)

2. Klikoni mbi **Shpërndarje** për të hapur krijuesin e Publer, bëni ndryshimet e nevojshme dhe programoni postimin.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screen-shot-2024-12-01-at-1201_a6uohh.png)

3. Nëse keni nevojë të bashkëngjitni faqen aktuale kur aktivizoni shtesën, si link, **Klikoni me të djathtë** mbi butonin e **Shpërndarjes** > **Shpërndarja e selqimit me Publer**.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screen-shot-2024-12-01-at-1204_ws0rxq.png)

4. Krijuesi do të hapet për të bërë ndryshimet shtesë (p.sh shto nje titull, zgjidh nje llogari sociale) dhe për programimin e postimit.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screen-shot-2024-12-01-at-1204_1azv035.png)

# Për të menaxhuar Shtesën e Chrome:

* **Klikoni me të Djathtë** mbi shtesën e shtuar në krye të djathtë të shfletuesit.
* Zgjidhni **Opsionet e Shtesës**.
* Modifikoni preferencat tuaja sipas nevojës.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screen-shot-2024-11-30-at-1154_19kwsnx.png)

Mësoni më shumë rreth shtesës [këtu](https://blog.publer.io/easily-share-content-with-publer-browser-extension/).
---

*Përditësuar nga:&#32;[Brikena Cani](https://publer.io/about/brikenacani)