> ## Knowledge Base Index
> Fetch the complete knowledge base index at: https://publer.com/help/sitemap.xml
> Use this file to discover available pages before exploring further.
> Pure-Markdown content can be obtained by appending a '.md' suffix to the content URLs listed in the sitemap (without the trailing slash).

# Si të shtoni një imazh të personalizuar për videot e YouTube

| Për të shtuar një pamje të personalizuar për YouTube (**jo shorts**), së pari duhet të verifikoni kanalin tuaj të YouTube për të përputhur me politikën e tyre kundër spamit dhe abuzimit. 

### Si të verifikoni kanalin tuaj të YouTube:

* Hyni në llogarinë tuaj të YouTube.
* Shkoni te YouTube Studio.
* Hyni në **Cilësimet** e kanalit.

![Verifikimi i kanalit tuaj të YouTube](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screen-shot-2023-05-19-at-4482_11euebp.png)
* Kontrolloni statusin e llogarisë tuaj te **Statusi dhe veçoritë e kanalit**.

![Verifikimi i kanalit tuaj të YouTube](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screen-shot-2023-05-19-at-4483_uhjw90.png)
* Shkoni te skeda**&#32;Përshtatshmëria e ardhshm**e.
* Më pas klikoni mbi shigjetën pranë opsionit **Veçoritë ndërmjetëse.**
* Në fund, do të ketë një opsion “Verifiko numrin tënd të telefonit”, klikoni atë nëse nuk është verifikuar tashme.

![Verifikimi i kanalit tuaj të YouTube](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screen-shot-2023-05-19-at-4490_16btklf.png)
* Do të ridrejtoheni te [skeda e verifikimit të YouTube](https://www.youtube.com/verify).
* Shtoni numrin tuaj të telefonit dhe vendin.
* Klikoni mbi **Merr kod** për të marrë kodin në celularin tuaj.
* Vendosni kodin e verifikimit prej gjashtë shifrash të dërguar në telefonin tuaj.

### Si të shtoni/ndryshoni pamjen e personalizuar për videot e YouTube:

Pas verifikimit, ju mund të zgjidhni një pamje të personalizuar/thumbnail për **Videot e YouTube** (jo shorts).

* Shkoni te **Krijo**.
* Përpunoni postimin e videos sipas dëshirës suaj.
* Klikoni mbi ikonën e vogël të **kameras** nën pamjen paraprake.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/2024-12-22-181342_1i4g091.png)
* Zgjidhni pamjen paraprake që dëshironi të vendosni/ndryshoni. Ju gjithashtu mund të zgjidhni të krijoni një pamje paraprake/thumbnail me [Canva](https://help.publer.io/en/article/how-to-design-illustrations-with-the-canva-integration-xavxfk/) ose [VistaCreate](https://help.publer.io/en/article/how-to-design-illustrations-videos-and-gifs-with-the-vistacreate-crello-integration-9pg2ey/) (Crello).
* Pasi të keni ngarkuar pamjen e personalizuar, do ta shihni të zbatuar në Publer.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/2024-12-22-181422_19b1rav.png)
* Ju gjithashtu mund të kontrolloni parapamjen e drejtpërdrejtë në të djathtë për të siguruar se do të postohet korrektisht në mediat sociale, dhe më në fund programoni postimin.

|| Për të mësuar më shumë rreth shtimit të pamjeve paraprake për llogaritë e ndryshme sociale shkoni [këtu](https://help.publer.io/en/article/how-to-set-a-custom-thumbnail-for-a-video-4d7i7q/).
---

*Shkruar nga*: [Brikena Cani](https://publer.io/about/brikenacani)