> ## Knowledge Base Index
> Fetch the complete knowledge base index at: https://publer.com/help/sitemap.xml
> Use this file to discover available pages before exploring further.
> Pure-Markdown content can be obtained by appending a '.md' suffix to the content URLs listed in the sitemap (without the trailing slash).

# Si t'u caktoni llogari të rrjeteve sociale anëtarëve të ndryshëm të hapësirës suaj të punës

### DesktopStart&#xA;

Që biznesi juaj të ketë një rrjedhë pune të organizuar dhe menaxhim të mirë, rekomandohet të përcaktoni rolin dhe aksesin e publikimit për secilin anëtar.

### Mbani mend:

* Anëtarët do të kenë **akses** vetëm te llogaritë sociale që u janë caktuar.
* Ata do të mund të shohin **Draftet** e të gjithë anëtarëve të ekipit.
* Sigurohuni që të selektoni **Përdor** përpara se të filloni të punoni në një **Hapësirë Pune**.
* Vetëm Pronari mund ta ndryshojë rolin e një anëtari (Administrator, Redaktor ose Klient).

### Për të **caktuar** llogari sociale për anëtarë të ndryshëm:

* Klikoni menunë në këndin e sipërm djathtas, pranë profilit tuaj dhe zgjidhni një nga Hapësirat tuaja të Punës.

![Zgjidhni një Hapësirë Pune](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screen-shot-2024-12-11-at-1146_1cz37uo.png)

* Zgjidhni një Hapësirë Pune dhe në panelin në të majtë klikoni te seksionin **Anëtarët**.

![Menaxhoni anëtarët e ekipit tuaj](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screen-shot-2024-12-11-at-1148_1v9sz0e.png)

* Klikoni te tre pikat **...** dhe më pas te **Ndrysho llogaritë sociale**.

![Caktimi i llogarive sociale](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screen-shot-2024-12-11-at-1150_ccj88h.png)

* Klikoni **Cakto Llogari Sociale** dhe zgjidhni cilën dëshironi t'i caktoni.

![Caktimi i llogarive sociale](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screen-shot-2024-12-11-at-1150_dvfaj1.png)

### Nëse janë **Administratorë**:

* Nuk mund të përcaktoni aksesin e tyre të publikimit, sepse ata kanë **Akses të plotë të publikimit** si parazgjedhje.
* Përveç rastit kur Klienti për llogaritë sociale të zgjedhura ka aktivizuar opsionin "Duhet të miratojë postimet". Në këtë rast, postimet e tyre duhet të miratohen nga Klienti përpara se të publikohen.
* Mund të zgjidhni vetëm nëse mund të publikojnë: [duke përdorur kredencialet API të Pronarit ose kredencialet API të Anëtarit.](https://help.publer.io/en/article/owners-api-vs-members-api-credentials-eecrpd/)

### Nëse janë **Redaktorë**:

* Mund të përcaktoni **aksesin e publikimit**: [Duhet (ose jo) të miratohet nga Administratori/Pronari](https://help.publer.io/en/article/what-are-the-different-member-roles-and-permission-levels-ior42l/)
* Gjithashtu, nëse Klienti për llogaritë sociale të zgjedhura ka aktivizuar opsionin "Duhet të miratojë postimet", atëherë postimet e tyre duhet të miratohen gjithashtu nga Klienti përpara se të publikohen.
* Mund të zgjidhni vetëm nëse mund të publikojnë: [duke përdorur kredencialet API të Pronarit ose kredencialet API të Anëtarit.](https://help.publer.io/en/article/owners-api-vs-members-api-credentials-eecrpd/)

### Nëse janë **Klientë**

* Mund të përcaktoni **aksesin e llogarisë**: [Klient me modalitet vetëm për lexim / Klient me akses publikimi / Klient me akses të plotë](https://help.publer.io/en/article/what-are-the-different-member-roles-and-permission-levels-ior42l/)
* Mund të përcaktoni **aksesin e miratimit**: [Duhet të miratojë postimet / Nuk duhet të miratojë postimet](https://help.publer.io/en/article/what-are-the-different-member-roles-and-permission-levels-ior42l/)
* Nëse kanë aktivizuar opsionin "Duhet të miratojë postimet", atëherë postimet e krijuara nga Redaktorët, Administratorët ose Pronari për atë llogari sociale do të duhet të miratohen nga Klienti.
* Mund të zgjidhni vetëm nëse mund të publikojnë: [duke përdorur kredencialet API të Pronarit ose kredencialet API të Anëtarit.](https://help.publer.io/en/article/owners-api-vs-members-api-credentials-eecrpd/)

Mësoni më shumë se si mund të përdorni Hapësirat e Punës në Publer [këtu](https://help.publer.io/en/article/how-to-use-workspaces-on-publer-1j5jzil/).

### DesktopEnd
### MobileStart&#xA;&#xA;

Që biznesi juaj të ketë një rrjedhë pune të organizuar dhe menaxhim të mirë, rekomandohet të përcaktoni rolin dhe aksesin e publikimit për secilin anëtar.

### Mbani mend:

* Anëtarët do të kenë **akses** vetëm te llogaritë sociale që u janë caktuar.
* Ata do të mund të shohin **Draftet** e të gjithë anëtarëve të ekipit.
* Sigurohuni që të selektoni **Përdor** përpara se të filloni të punoni në një **Hapësirë Pune**.
* Vetëm Pronari mund ta ndryshojë rolin e një anëtari (Administrator, Redaktor ose Klient).

### Për të **caktuar** llogari sociale për anëtarë të ndryshëm në aplikacionin celular:

* Klikoni ikonën e Hapësirës së Punës në këndin e sipërm majtas.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/image_oga1m1.png)

* Zgjidhni një Hapësirë Pune dhe në panelin në të majtë klikoni te **Anëtarët**:

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/image_5gunmh.png)

* Klikoni te tre pikat **...** pranë anëtarit dhe më pas te **Ndrysho anëtarin**.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/image_181zyh.png)

* Klikoni te **"+ Cakto Llogari Sociale"** dhe zgjidhni llogarinë sociale që dëshironi t'i caktoni këtij anëtari.

![Cakto Llogari Sociale për Anëtarin](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/assign_gibkx6.png)

* Zgjidhni lejet që do të ketë për secilën llogari sociale dhe klikoni **Ruaj** për ta konfirmuar.

![Ndrysho Llogaritë Sociale të Anëtarit](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/edit-member_1k12fcz.png)

### Mbani parasysh se:

* **Pronarët** mund ta bëjnë **Autentifikimin me Dy Faktorë (2FA)** të detyrueshëm për të gjithë anëtarët e ekipit, ndërsa **Administratorët** mund ta bëjnë të detyrueshëm për Redaktorët dhe Klientët.

###### Nëse janë **Administratorë**:

* Nuk mund të përcaktoni aksesin e tyre të publikimit, sepse ata kanë **Akses të plotë të publikimit** si parazgjedhje.
* Përveç rastit kur Klienti për llogaritë sociale të zgjedhura ka aktivizuar opsionin "Duhet të miratojë postimet". Në këtë rast, postimet e tyre duhet të miratohen nga Klienti përpara se të publikohen.
* Mund të zgjidhni vetëm nëse mund të publikojnë: [duke përdorur kredencialet API të Pronarit ose kredencialet API të Anëtarit.](https://help.publer.io/en/article/owners-api-vs-members-api-credentials-eecrpd/)

###### Nëse janë **Redaktorë**:

* Mund të përcaktoni **aksesin e publikimit**: [Duhet (ose jo) të miratohet nga Administratori/Pronari](https://help.publer.io/en/article/what-are-the-different-member-roles-and-permission-levels-ior42l/)
* Gjithashtu, nëse Klienti për llogaritë sociale të zgjedhura ka aktivizuar opsionin "Duhet të miratojë postimet", atëherë postimet e tyre duhet të miratohen gjithashtu nga Klienti përpara se të publikohen.
* Mund të zgjidhni vetëm nëse mund të publikojnë: [duke përdorur kredencialet API të Pronarit ose kredencialet API të Anëtarit.](https://help.publer.io/en/article/owners-api-vs-members-api-credentials-eecrpd/)

###### Nëse janë **Klientë**

* Mund të përcaktoni **aksesin e llogarisë**: [Klient me modalitet vetëm për lexim / Klient me akses publikimi / Klient me akses të plotë](https://help.publer.io/en/article/what-are-the-different-member-roles-and-permission-levels-ior42l/)
* Mund të përcaktoni **aksesin e miratimit**: [Duhet të miratojë postimet / Nuk duhet të miratojë postimet](https://help.publer.io/en/article/what-are-the-different-member-roles-and-permission-levels-ior42l/)
* Nëse kanë aktivizuar opsionin "Duhet të miratojë postimet", atëherë postimet e krijuara nga Redaktorët, Administratorët ose Pronari për atë llogari sociale do të duhet të miratohen nga Klienti.
* Mund të zgjidhni vetëm nëse mund të publikojnë: [duke përdorur kredencialet API të Pronarit ose kredencialet API të Anëtarit.](https://help.publer.io/en/article/owners-api-vs-members-api-credentials-eecrpd/)

Mësoni më shumë se si mund të përdorni Hapësirat e Punës në Publer [këtu](https://help.publer.io/en/article/how-to-use-workspaces-on-publer-1j5jzil/).

### MobileEnd
---

*Përditësuar nga:* [*Brikena Cani*](https://publer.io/about/brikenacani)