> ## Knowledge Base Index
> Fetch the complete knowledge base index at: https://publer.com/help/sitemap.xml
> Use this file to discover available pages before exploring further.
> Pure-Markdown content can be obtained by appending a '.md' suffix to the content URLs listed in the sitemap (without the trailing slash).

# Skeda "Eksploro" në Publer

Funksioni Eksploro është këtu për të ndihmuar në përmirësimin e pranisë tuaj online, nxjerrjen e klikimeve më të larta dhe për t'ju frymëzuar me lajmet dhe përmbajtjen më të fundit dhe më të njohura.

###### Në skedën Eksploro, keni opsionin të shikoni dhe përdorni:

1. Postimet më të njohura
2. Lajme (Lajmet më të fundit, Pyetjet e Avancuara)
3. RSS Feeds

# Postimet më të njohura:

Tani mund të gjeni dhe të riperdorni postimet më të njohura nga Instagram dhe Twitter duke përdorur Publer.

* Shkoni te skeda **Eksploro** në Publer.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/-/e/e/f/b/eefbebed3e091800/2026-06-24-172452_1vy9j1x.png)

* Zgjidhni skedën **Postimet më të njohura**.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/-/e/e/f/b/eefbebed3e091800/2026-06-24-195612_ooiz5s.png)

* Zgjidhni **Platformën** dhe **Kategorinë**.

|| Ka 11 kategori me nënkategori nga të cilat mund të zgjidhni. Për më shumë informacion në lidhje me këtë kliko [këtu](https://help.publer.io/en/article/how-to-view-and-reuse-trending-posts-b9hcx7/?bust=1718811796559).

* Filtron sipas **postimeve më të fundit** ose **postimeve më të shikuar** duke klikuar në një nga opsionet nga lista zbritëse:

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/-/e/e/f/b/eefbebed3e091800/2026-06-24-19561211_1sc4wdu.png)

* Klikoni në postimin që ju pëlqen, për ta hapur dhe shtypni **ikonën e shigjetës** në cepin e poshtëm të djathtë, për të **Riperdorur** ose **Shpërndarë** postimin.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/-/e/e/f/b/eefbebed3e091800/2026-06-24-200422_15ry40a.png)

* Përndryshe mund të klikoni në kutinë në cepin e djathtë të sipërm dhe të shtypni **Përdor**.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/-/e/e/f/b/eefbebed3e091800/2026-06-24-200500_15z9szo.png)

* Pas kësaj, do të ridrejtoheni te dritarja e krijimit të postimit.
* Këtu, mund të vazhdoni me redaktimet përfundimtare të postimit para se ta programoni/publikoni. Mund të ri-shkruani tekstin duke përdorur edhe [Asistentin IA](https://help.publer.io/en/article/how-to-rephrasereword-text-with-ai-assist-1k6xjdo/).

| Mund të shihni dhe të përgjigjeni ndaj komenteve, të shihni [analizat](https://help.publer.io/en/article/how-to-view-analytics-for-trending-posts-xzz6yo/?bust=1718808961524) për postimet më të njohura dhe gjithashtu të shihni këto postime direkt në llogaritë përkatëse të rrjetit social.

# Lajme

* Shkoni te skeda **Eksploro** dhe klikoni mbi **Lajmet**.
* Në skedën **Lajmet më të fundit** bëni një kërkim të thjeshtë me **Shtetin** dhe **Kategorinë** dhe do të shihni menjëherë rezultatet.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/-/e/e/f/b/eefbebed3e091800/2026-06-24-172452111_fxjy1v.png)

* Mund të krijuani një kërkim të ri, duke ndryshuar thjesht shtetin ose kategorinë.
* Mund të kërkoni edhe në detaje për artikuj të veçantë duke përdorur **Kërkimin e Avancuar** dhe duke klikuar mbi **Shto Pyetje të Re**.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/-/e/e/f/b/eefbebed3e091800/2026-06-26-145254-clipboard_1u96bps.png)

* Precizoni kërkimin tuaj duke zgjedhur për:

1. **Fjalëkyçe**
* Rrethoni frazat me thonjëza (") për përputhje të saktë.
* Shtoni në fillim të fjalëve ose frazave që duhen paraqitur simbolin +. Psh: +mediasociale
* Vendosni përpara fjalëve që nuk duhen paraqitur simbolin -. Psh: -facebook
* Mund të përdorni gjithashtu fjalëkyçet AND / OR / NOT, dhe opsionalisht mund t'i gruponi këto me paranteza. Psh: "mediasociale" AND (Facebook OR Twitter) NOT Snapchat.

2. **Datat** e artikullit
3. **Gjuha**
4. **Rendit sipas** relevancës, famës, dhe datës
5. **Përfshij** ose **Përjashto** domaine të veçanta.

* Sapo të keni specifikuar kërkimin tuaj, mund të zgjidhni të **Ruani pyetjen** për të ardhmen.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/-/e/e/f/b/eefbebed3e091800/2026-06-21-183819_bvo8hy.png)

* Më pas, klikoni mbi **Kërko** dhe do të shfaqen rezultatet përkatëse.
* Filloni të shpërndani cilindo artikuj që ju pëlqejnë ose programojini për të ardhmen.

# RSS Feeds

RSS Feeds është thjesht një skedar XML që përdor kod për të "komunikuar" me Publer. Çdo blog ose faqe lajmesh ka RSS Feeds-in e vet. Për faqet WordPress, thjesht shtoni "/feed" në adresën e webit.

*Për shembull:* Për Publer, RSS Feed është "https://publer.io/blog/feed". Nëse keni nevojë për ndihmë për të gjetur URL-në e RSS Feed tuaj shko [këtu](https://help.publer.io/en/article/how-to-find-the-rss-feed-url-x5ojp4/). 

* Shkoni te skeda **Eksploro** në Publer dhe zgjidhni **RSS Feeds**
* Klikoni mbi zbritje **RSS Feeds** dhe zgjidhni/kerkoni RSS Feed-in që ju nevojitet.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/-/e/e/f/b/eefbebed3e091800/2026-06-25-210821_7i8leo.png)

|| RSS Feed do të marrë të gjitha artikujtë tuaj të rinj, do t'i ruajë ato në bibliotekën e Publer, dhe më pas do të Postojë automatikisht, do Programojë automatikisht, ose nuk do të ndërmarrë veprim në varësi të cilësimeve që keni zgjedhur.

* Pas zgjedhjes së një prej RSS Feeds-eve, klikoni mbi 3 pikat dhe më pas mbi **Cilësimet**.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/-/e/e/f/b/eefbebed3e091800/2026-06-25-210933_1mqy6ij.png)

* Zgjidhni një mënyrë për të automatizuar RSS Feeds (auto-programim/auto-postim) dhe klikoni mbi **Ruaj**.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/-/e/e/f/b/eefbebed3e091800/2026-06-25-211044_1kd813r.png)

| Nëse keni nevojë për më shumë ide, mos harroni që të përdorni [Asistentin IA të Publer](/en/article/how-to-generate-text-with-ai-assist-hsx8fq/) për të gjeneruar përmbajtje të veçantë dhe të kapshme brenda pak kohësh!
---

*Shkruar nga: [Brikena Cani](https://publer.io/about/brikenacani)
