Articles on: Statistika
This article is also available in:

Çfarë janë Analizat e Publer?

Me rritjen e rëndësisë së marketingut në rrjetet sociale për suksesin e përgjithshëm të marketingut, është thelbësore të gjurmoni postimet tuaja në rrjetet sociale me mjete menaxhimi, për të mbledhur informacione të rëndësishme strategjike.


Pse është e rëndësishme të gjurmohen postimet tuaja në rrjetet sociale?


Shumica e mjeteve të rrjeteve sociale kanë analiza të integruara që ofrojnë të dhëna të vlefshme për të gjeneruar raporte performance. Këto raporte mund t’i ndani me ekipin, palët e interesuara dhe drejtuesit, për të dhënë një pasqyrë të qartë mbi performancën e përmbajtjes suaj dhe për të vlerësuar efektshmërinë e strategjive.


Ja disa gjëra kyçe që mund të bëni me funksionet e analizave në Publer:


  • Fitoni një kuptim më të thellë mbi demografinë e audiencës së synuar dhe platformat e tyre të preferuara.
  • Përcaktoni llojin e përmbajtjes që sjell konvertime, angazhime dhe veprime të tjera të dëshiruara.
  • Zhvilloni një strategji gjithëpërfshirëse për rrjetet sociale, të përshtatur me objektivat specifikë të biznesit tuaj, nga marketingu te shitjet.


Cilat janë analizat e Publerit?


Publer përdor API-të zyrtare të rrjeteve sociale për të mbledhur metrikat/analizat. Ne i tërheqim të dhënat automatikisht dy herë në ditë, por ju gjithashtu mund të sinkronizoni analizat manualisht dhe t’i merrni në kohë reale. Ne analizojmë si postimet e publikuara përmes Publer, ashtu edhe ato të publikuara jashtë Publer, sapo të keni sinkronizuar postimet.


Kontrolloni listën e plotë të analizave dhe metrikave që mbledhim këtu.


Përmbledhje e analizave në Publer:


  • Gjëja e parë që vëreni kur shkoni te Analizat në Publer është pamja e përmbledhur për të gjitha llogaritë, e shfaqur në grafikë dhe modele të ndryshme të të dhënave.


Analiza të përmbledhura


  • Mund të shikoni edhe analizat për një llogari specifike, thjesht duke e zgjedhur atë nga shiriti i llogarive në të majtë.


Analizë specifike


Mund të shikoni analizat si për një llogari specifike, ashtu edhe një pamje të përmbledhur për të gjitha.Të dhënat e përmbledhjes vijnë drejtpërdrejt nga API-të e rrjeteve sociale.


Mund të filtroni analizat në Publer:


  1. Sipas llogarive sociale (analizë specifike për llogari).
  2. Brenda një periudhe të caktuar, ose intervali kohor:


Filtrimi sipas Interval Kohor


  1. Sipas anëtarëve të ekipit, duke parë të dhënat për postimet e atij anëtari:


Filtrimi sipas Anëtarit të Ekipit


Opsione shtesë në skedën e analizave:


Sinkronizimi i analizave dhe eksportimi në PDF


  1. Analizat rifreskohen çdo 24 orë, por mund t’i sinkronizoni manualisht për t’i freskuar menjëherë.
  2. Eksportimi ju lejon të shkarkoni analizat në PDF/Excel/CSV që mund t’i ndani. Mund të automatizoni edhe raportet e analizave.


Sinkronizim dhe Eksportim i Analizave


Kohët më të mira për të postuar


Në skedën e analizave, më poshtë, gjeni grafikun e kohëve më të mira për të postuar.


Publer analizon të gjitha postimet e javës së shkuar dhe, bazuar në performancë, sugjeron intervale kohore kur postimet kanë rezultuar më të suksesshme. Këto intervale mund t’i përdorni për të krijuar një orar postimi dhe për të mbajtur një prani të qëndrueshme.


Kohët më të mira për të postuar


Duke vendosur kursorin mbi kuadratët blu, mund të krijoni manualisht një interval për atë kohë të sugjeruar. Mësoni më shumë për përdorimin e “kohëve më të mira për të postuar” në Publer këtu.


Statistikat e postimeve


Në skedën Statistikat e Postimeve shihni performancën për çdo postim (angazhim, shtrirje, etj.). Mund të identifikoni postimet më të suksesshme, t’i ripërdorni dhe t’i ndani.


Shënim: Në Statistikat e Postimeve, Publer shfaq shtrirjen totale të arritur nga çdo postim individual. Ndërkohë, në përmbledhje, tregohet shtrirja e përgjithshme e TË GJITHA postimeve në një periudhë të caktuar. Për këtë arsye, shifrat nuk barazohen gjithmonë.


Statistika të Postimeve


Nëse klikoni mbi një postim, mund ta ripërdorni dhe ta programoni sërish edhe për rrjete të tjera sociale. Ripërdorimi i postimeve me performancë të lartë është gjithmonë një strategji e mirë.


Ripërdorja e postimeve


Analiza e Hashtag-ëve


Përdorni Analizën e Hashtag-ëve për të gjurmuar në detaje performancën e hashtag-ëve që përdorni.


Analizë Hashtag-ësh


Analiza e Konkurrentëve


Analiza e Konkurrentëve përdoret për të krahasuar performancën e faqes suaj me të tjerat dhe për të gjetur/ripërdorur postimet më të mira të konkurrentëve.


Analizë e Konkurrencës


Artikuj të lidhur


Çfarë metrikash/analizash mbledhen për çdo rrjet social?

Si të sinkronizoni analizat

Sa shpesh rifreskohen analizat/metrikat?

Si të shkarkoni raportet tuaja të analizave

Si të automatizoni raportet PDF të analizave

Si të shikoni analizat për një llogari specifike

Si të filtrohen analizat e postimeve sipas anëtarit në Publer

Si të shikoni analizat e hashtag-ëve

Si të shtoni një faqe të konkurrentit


*Shkruar nga: Brikena Cani


Updated on: 13/09/2025

Was this article helpful?

Share your feedback

Cancel

Thank you!