Articles on: Menaxhimi i Postimeve
This article is also available in:

Si të bëjmë draft automatik të postimeve brenda Parapamjes së Feed-it në Instagram

Për të ruajtur automatikisht dhe shpejt postimet tuaja si Draft në Parapamjen e Instagram-it në Publer, ju mund të përdorni funksionin Ruaj si Draft automatikisht. Për këtë, duhet të keni një program postimesh të vendosur, ngjashëm me mënyrën si funksionon programimi automatik i postimeve.


Si të përdorni Draft automatik në Parapamjen e Instagram-it


  • Pasi të keni vendosur programin e postimit për këtë llogari Instagram, shkoni te Parapamja e Instagram-it, siç tregohet këtu.
  • Shkoni te skeda Kalendar, dhe zgjidhni Pamja e parapamjes.
  • Zgjidhni llogarinë e Instagram-it dhe klikoni mbi Parapamja e Instagram-it.
  • Zgjidhni median nga Biblioteka e medias në anën e majtë dhe klikoni mbi Shto media në parapamje.


Postimet Draft automatike


  • Pastaj, zgjidhni Draft për ta ruajtur automatikisht këtë postim si Draft.


Postimet Draft automatike


  • Postimi do të shfaqet në Parapamjen e Instagram-it në anën e djathtë.


Postimet Draft automatike


Mbani mend:


  • Postimi do të ruhet si Draft për kohën e parë të lirë (që nuk përmban asnjë etiketë), ngjashëm me programimin automatik të postimeve për Parapamjen e Instagram-it.
  • Postimet Draft që krijoni nga faqja e krijimit, do të shfaqen gjithashtu në Parapamjen e Instagram-it, nëse zgjidhni një datë dhe orar për to.
  • Ju mund t’i riorganizoni, t’i redaktoni ose t’i fshini Draft-et direkt nga Parapamja e Instagram-it.



*Përditësuar nga: Brikena Cani


Updated on: 08/09/2025

Was this article helpful?

Share your feedback

Cancel

Thank you!