Articles on: Eksploro
This article is also available in:

Si të editojmë/përditësojmë konfigurimet e një Kërkese Lajmesh

DesktopStart


Ju mund të krijoni Kërkesa të lajmeve në Publer dhe të ndani artikujt në llogaritë tuaja sociale.


Nëse keni nevojë të ndryshoni informacione specifike si fjalët kyçe, datat, gjuha e përdorur, renditja ose përfshirja/përjashtimi i domain eve specifike, mund të ndiqni hapat më poshtë.


Për të përditësuar ose modifikuar një Kërkesë lajmesh:


  • Shkoni te skeda Eksploro.



  • Në skedën Lajme, zgjidhni Kërkim i avancuar.



  • Klikoni te menuja zbritëse në anën e djathtë dhe vendosni mausin mbi kërkesën e ruajtur.
  • Klikoni mbi ikonën e cilësimeve që shfaqet.



  • Do të shfaqet një formular në anën e djathtë ku mund të përditësoni kërkesën. Mund të ndryshoni:


  1. Fjalët kyçe
  2. Datat e artikujve
  3. Gjuhën e artikujve
  4. Renditjen sipas relevancës, popullaritetit ose datës
  5. Përfshirjen ose përjashtimin e domain eve specifike


  • Pasi të keni bërë ndryshimet, klikoni mbi Përditëso dhe do të merrni një njoftim që kërkesa u përditësua me sukses.



  • Rezultatet përkatëse do të shfaqen.


Filloni të ndani artikujt që ju pëlqejnë ose t’i programoni për më vonë. Mësoni më shumë rreth skedës Eksploro këtu.


DesktopEnd



MobileStart


Ju mund të krijoni Kërkesa të lajmeve në Publer dhe të ndani artikujt në llogaritë tuaja sociale.


Nëse keni nevojë të ndryshoni informacione specifike si fjalët kyçe, datat, gjuha e përdorur, renditja apo përfshirja/përjashtimi i domain eve specifike, mund të ndiqni hapat më poshtë.


Për të përditësuar ose modifikuar një Kërkesë lajmesh:


  • Shkoni te skeda Eksploro.
  • Në skedën Lajme, zgjidhni Kërkim i avancuar.



  • Klikoni mbi ikonën e filtres në krye të ekranit për të zgjedhur kërkesën që dëshironi të modifikoni.



  • Klikoni mbi Ruaj.



  • Klikoni ikonën e lapsit në anën e djathtë të ekranit.



  • Do të paraqitet një formular në anën e djathtë ku mund të përditësoni kërkesën. Mund të ndryshoni:


  1. Fjalët kyçe
  2. Datat e artikujve
  3. Gjuhën e artikujve
  4. Renditjen sipas relevancës, popullaritetit ose datës
  5. Përfshirjen ose përjashtimin e domain eve specifike


  • Pasi të keni bërë ndryshimet, klikoni mbi Përditëso dhe do të merrni një njoftim që kërkesa u përditësua me sukses.



  • Rezultatet përkatëse do të shfaqen sipas kërkesave tuaja.


Filloni të ndani artikujt që ju pëlqejnë ose t’i programoni për të ardhmen. Mësoni më shumë rreth skedës Eksploro këtu.


MobileEnd


*Shkruar nga: Brikena Cani


Updated on: 22/11/2025

Was this article helpful?

Share your feedback

Cancel

Thank you!