Kategori Menaxhimi i Postimeve
Shiko në gjuhë të tjera

Si të heq/fshij postimet nga hapësira ime e punës

DesktopStart


Menaxhimi i postimeve


Mund t’i hiqni ose fshini lehtësisht postimet nga workspace-i juaj në Publer, pa i fshirë ato nga rrjetet sociale. Kjo ju ndihmon të mbani një workspace të pastër dhe të organizuar, pa postime të panevojshme.


Ky veprim do t’i fshijë postimet VETËM nga workspace-i i Publer, jo nga rrjetet sociale. Nëse postimi ekziston ende në rrjetin social, ai mund të sinkronizohet përsëri në Publer nëse keni aktivizuar sinkronizimin automatik të postimeve.


Shënim: Nëse dëshironi t’i fshini përgjithmonë postimet tuaja në rrjete sociale që janë publikuar tashmë përmes Publer, sigurohuni të ndiqni hapat këtu. Lexoni udhëzuesin për të mësuar se cilat rrjete sociale e mbështesin aktualisht këtë veprim.


Heqja e postimeve nga Publer


Për t’i fshirë thjesht postimet nga workspace-i juaj në Publer:


  • Shkoni te faqja Kalendari në anën e majtë dhe zgjidhni Pamjen Feed.



  • Mund t’i filtroni dhe shikoni postimet edhe sipas llogarive sociale, kërkimit me tekst, llojeve të postimeve si të planifikuara, të dështuara, të ricikluara dhe më shumë, si edhe postimet që presin miratim.
  • Gjeni postimin që dëshironi të hiqni dhe klikoni ikonën e koshit në fund të postimit.


Ikona e koshit zakonisht do të jetë e dukshme për postimet. Megjithatë, mund të mos shfaqet ndërkohë që një postim është duke u publikuar, ose për postimet me reminders ku ky veprim nuk mbështetet.


  • Do të shihni opsione të ndryshme në varësi të statusit të postimit, lejeve tuaja, planit tuaj dhe asaj që mbështet rrjeti social.
  • Zgjidhni Fshi nga Publer për ta hequr postimin vetëm nga workspace-i juaj në Publer.



  • Sigurohuni që ta lexoni dhe kuptoni njoftimin në ekran, shënoni kutinë dhe më pas klikoni Fshi për ta fshirë këtë postim nga Publer.



Sapo postimi të fshihet nga Publer, nuk do të mund ta shihni më në workspace-in tuaj. Megjithatë, ai do të qëndrojë në rrjetet sociale për aq kohë sa vendosni ta mbani. Mbani parasysh se nëse postimi ekziston ende në rrjetin social, ai mund të sinkronizohet përsëri në Publer nëse keni aktivizuar sinkronizimin automatik të postimeve.


Mësoni më shumë rreth të gjitha mënyrave se si mund t’i menaxhoni postimet tuaja nga Publer.


Mbani parasysh:


  • Fshi nga Publer mund të jetë i çaktivizuar nëse nuk keni leje për ta edituar postimin, për shembull nëse jeni klient me akses vetëm për lexim ose editor pa lejet e nevojshme.
  • Fshi nga llogaria sociale mund të jetë i çaktivizuar kur rrjeti social nuk e mbështet fshirjen, për shkak të kufizimeve të API-së, ose kur postimi është fshirë tashmë nga rrjeti social.
  • Disa lloje postimesh, si Story-t në Facebook ose postimet me reminders, mund të kenë opsione të kufizuara fshirjeje në varësi të rrjetit social.
  • Fshirje automatike është e disponueshme për planet me pagesë. Nëse nuk jeni në një plan me pagesë, klikimi mbi të mund të hapë modalin e upgrade-it.
  • Nëse Fshirje automatike është konfiguruar tashmë dhe nuk keni leje ta editoni, mund të keni mundësi vetëm ta shihni konfigurimin pa bërë ndryshime.
  • Nëse një postim është publikuar tashmë, mund të shihni opsione si Fshi tani dhe Fshirje automatike, në varësi të asaj që mbështet rrjeti social.
  • Nëse një postim është i planifikuar, mund të përdorni vetëm Fshirje automatike për ta fshirë më vonë nga rrjeti social.
  • Heqja e një postimi nga Publer nuk e fshin atë nga rrjeti social. Për ta fshirë përgjithmonë një postim të publikuar nga rrjeti social, ndiqni hapat këtu.


DesktopEnd

MobileStart


Menaxhimi i Postimeve


Mund të hiqni ose fshini postimet nga hapësira juaj e punës në Publer pa i fshirë ato nga rrjetet sociale. Kjo ju ndihmon të mbani hapësirën tuaj të punës të pastër dhe të organizuar, pa postime të panevojshme.


Ky veprim do t'i fshijë postimet VETËM nga hapësira e punës në Publer, jo nga rrjetet sociale. Nëse postimi ekziston ende në rrjetin social, ai mund të sinkronizohet përsëri në Publer nëse keni aktivizuar sinkronizimin automatik të postimeve.


Shënim: Nëse dëshironi të fshini përgjithmonë postimet tuaja në rrjetet sociale që janë publikuar tashmë përmes Publer, sigurohuni të ndiqni hapat këtu.


Heqja e Postimeve nga Publer


Për të fshirë postimet vetëm nga hapësira juaj e punës në Publer:


  • Hapni skedën Kalendari.



  • Mund të filtroni dhe shikoni postimet sipas llogarive sociale, llojeve të postimeve si të planifikuara, të dështuara, të ricikluara dhe të tjera.
  • Gjeni postimin që dëshironi të fshini dhe prekni mbi të.



  • Prekni ikonën e koshit.
  • Kjo do t'ju shfaqë 3 opsione: të hiqni postimin vetëm nga Publer, ta fshini përgjithmonë nga rrjeti social ose të përdorni Fshirjen Automatike, e cila e heq automatikisht postimin pas një periudhe të caktuar kohe ose bazuar në kushte si arritja ose ndërveprimet.
  • Zgjidhni opsionin e parë Fshi nga Publer.




  • Lexoni njoftimin me kujdes, shënoni kutinë dhe prekni Fshi për të konfirmuar.



Sapo postimi të fshihet, nuk do të mund ta shihni më në Publer. Megjithatë, ai do të vazhdojë të ekzistojë në rrjetin social për aq kohë sa vendosni ta mbani. Kini parasysh se nëse postimi ekziston ende në rrjetin social, ai mund të sinkronizohet përsëri në Publer nëse keni aktivizuar sinkronizimin automatik të postimeve.


Mësoni më shumë rreth të gjitha mënyrave se si mund t'i menaxhoni postimet tuaja nga Publer.


MobileEnd



*Shkruar nga: Brikena Cani

Përditësuar: 18/06/2026

A ishte ky artikull i dobishëm?

Ndaj mendimin tënd

Anulo

Faleminderit!