Si të ri-programoni postimet
Kurdo që keni nevojë të ndryshoni datën ose orën e një postimi që është programuar tashmë, mund ta ri-programoni atë lehtësisht në Publer.
Për të ri-programuar postime në Publer:
- Shkoni te Kalendari dhe zgjidhni Pamjen e Feed-it.
- Filtroni postimet sipas atyre që janë Programuar.
- Sigurohuni që të selektoni llogarinë specifike sociale për të cilën doni të bëni ndryshimet, në krye të ekranit.
- Klikoni mbi kohën e postimit që dëshironi të ri-programoni.
- Bëni ndryshimet e dëshiruara në postim dhe klikoni mbi Ruaj.
- Si alternativë, mund të shkoni te pamja Mujore/Javore/Ditore për të hapur Kalendarin.
- Zgjidhni llogarinë sociale për të cilën doni të bëni ndryshimet, në krye.
- Tërhiqni dhe lëshoni postimin në një tjetër ditë. Kështu postimi do të ketë një datë të ndryshme, por do të ruajë të njëjtën orë.
*Përditësuar nga: Brikena Cani
Updated on: 18/09/2025
Thank you!