Si të sinkronizoni informacionet, të dhënat, emrin, foton e profilit dhe albumet/bordet/kategoritë, si dhe të ndryshoni foton e profilit dhe
DesktopStart
Sinkronizimi i të dhënave në Publer funksionon për të gjitha llogaritë sociale që keni lidhur tashmë dhe është shumë i lehtë për t’u bërë.
Për të sinkronizuar informacionin e një llogarie:
- Shkoni te Llogaritë sociale.
- Zgjidhni një llogari sociale.
- Klikoni Sinkronizo informacionin.
Ja çfarë mund të sinkronizoni në Publer për Facebook/Pinterest/WordPress:
- Fotoja e profilit dhe emri i profilit/faqes/grupit/faqes së internetit.
- Borde/Kategori të reja që keni krijuar direkt në Pinterest/WordPress.
- Kur sinkronizohet, fotoja e profilit, emri dhe albumet/bordet/kategoritë e Facebook/Pinterest/WordPress do të shtohen automatikisht në Publer.

- Nëse dëshironi të ndryshoni foton e profilit dhe emrin në profilin tuaj në Publer, thjesht mund të klikoni ikonën e lapsit pranë emrit. Ju kërkohet t’i vendosni një emër llogarisë suaj të Facebook/Pinterest/WordPress në Publer. Fotoja është opsionale.

Mund të krijoni gjithashtu borde të reja duke përdorur mjetet e Publer në 1 hap të thjeshtë, dhe ato nuk do të kenë nevojë të sinkronizohen.
- Shtoni një foto/video në postimin tuaj në Pinterest dhe klikoni Opsionet e medias.
- Në fund, klikoni Krijo një Bord të ri dhe vendosini një emër.

Për LinkedIn, Twitter, Profili i Biznesit në Google, Telegram, Instagram, Mastodon dhe YouTube, do të mund të sinkronizoni:
- Foton e profilit/llogarisë.
- Emrin e profilit/llogarisë.

Gjithmonë mund ta ndryshoni emrin dhe foton e profilit në profilin tuaj në Publer më pas, pa ndikuar në asnjë mënyrë te llogaritë.
DesktopEnd
MobileStart
Sinkronizimi i të dhënave në Publer funksionon për të gjitha llogaritë sociale që keni lidhur tashmë dhe është shumë i lehtë për t’u bërë.
Për të sinkronizuar informacionin e një llogarie:
- Në dashboard-in Home, klikoni ikonën e workspace-it në anën e majtë të ekranit.

- Klikoni 3 pikat te llogaria sociale e dëshiruar.

- Zgjidhni Cilësimet e llogarisë dhe shkoni te Sinkronizo.

- Klikoni Sinkronizo informacionin. Do të merrni një konfirmim që sinkronizimi u krye me sukses.

Ja çfarë mund të sinkronizoni në Publer për Facebook/Pinterest/WordPress:
- Fotoja e profilit dhe emri i profilit/faqes/grupit/faqes së internetit.
- Borde/Kategori të reja që keni krijuar direkt në Pinterest/WordPress.
- Kur sinkronizohet, fotoja e profilit, emri dhe albumet/bordet/kategoritë e Facebook/Pinterest/WordPress do të shtohen automatikisht në Publer.
Për LinkedIn, Twitter, Profili i Biznesit në Google, Telegram, Instagram, Threads, Mastodon dhe YouTube, do të mund të sinkronizoni:
- Foton e profilit/llogarisë.
- Emrin e profilit/llogarisë.
Gjithmonë mund ta ndryshoni emrin dhe foton e profilit në profilin tuaj në Publer më pas, pa ndikuar në asnjë mënyrë te llogaritë.
MobileEnd
*Shkruar nga: Brikena Cani
Përditësuar: 16/06/2026
Faleminderit!
