Kategori Shtesa e browserit
Shiko në gjuhë të tjera

Çfarë është Shtesa e Browserit e Publer?

Shtesa e browser-it e Publer


Shtesa e browser-it e Publer ju ndihmon të menaxhoni, programoni dhe ndani përmbajtje në rrjetet sociale pa ndërruar skedat.


Shtesat e browser-it janë shtojca që mund të fiksohen në këndin e sipërm djathtas të browser-it. Ato ju ndihmojnë të kurseni kohë duke zëvendësuar një faqe të tërë interneti ose një mjet me një klikim të vetëm. Nuk ka nevojë të hapni një skedë të re dhe të kopjoni tekst, ose të shtoni apo të tërhiqni foto, video, GIF-e ose linke.



Shtesa e browser-it e Publer mbështetet nga këta browser-a:


  1. Chrome
  2. Firefox
  3. Microsoft Edge
  4. Safari


Ja si mund ta përdorni Shtesën e browser-it të Publer:


  • Vendosni kursorin mbi një material vizual dhe klikoni opsionin Ndaj poshtë tij.



  • Për të ndarë një faqe interneti ose link, thjesht klikoni me të djathtën mbi të dhe zgjidhni opsionin Ndaj linkun me Publer.



  • Përzgjidhni një citim ose tekst, klikoni me të djathtën mbi të dhe zgjidhni opsionin Ndaj përzgjedhjen me Publer për ta ndarë.



  • Klikoni me të djathtën mbi një imazh dhe zgjidhni opsionin Ndaj imazhin me Publer për ta ndarë.



Shënim: Shtesa nuk shkarkon video. Ajo funksionon vetëm për foto dhe linke.


Keni opsione të ndryshme për të personalizuar përvojën tuaj me shtesën e browser-it:


  1. Shfaq automatikisht butonin “Ndaj” te imazhet. Ky opsion do t’ju lejojë të shihni butonin Ndaj poshtë çdo imazhi, pavarësisht faqes ku ndodheni. Kur klikoni butonin Ndaj, do të hapet një dritare me profilin tuaj të Publer.

  1. Bashkëngjit faqen aktuale kur aktivizohet shtesa. Çdo faqe ku ndodheni në momentin që klikoni ikonën e shtesës do të hapë një dritare me URL-në e asaj faqeje të shtuar si link për një postim të ri në Publer.



Të dyja këto opsione mund të çaktivizohen në çdo kohë duke hyrë te faqja e cilësimeve të shtesës.


Mësoni më shumë rreth shtesës këtu dhe se si të aktivizoni cookies të palëve të treta ose të shtoni Publer në listën e lejuar këtu.



*Përditësuar nga: Brikena Cani

Përditësuar: 02/06/2026

A ishte ky artikull i dobishëm?

Ndaj mendimin tënd

Anulo

Faleminderit!