Cilat janë nivelet e aksesit për miratimin e postimeve?
Specifikimi i privilegjeve të secilit anëtar krijon një rrjedhë pune të shëndetshme dhe një nga mënyrat më të mira për të menaxhuar rrjedhën tuaj të punës në Publer është përmes niveleve të aksesit të publikimit.
Tre nivelet aksesit të miratimit të postimeve janë:
- Duhet të miratohet nga Administratori/Pronari: Kur postimet e një Redaktori duhet të miratohen nga Administratori/Pronari.
- Duhet të miratohet nga Klienti: Kur postimet e një Redaktori ose Administratori duhet të miratohen nga Klienti.
- Akses i plotë i publikimit: Kur një Administrator mund të krijojë postime pa pasur nevojë për miratimin e Klientit.
Mund të përcaktoni rrjedhën e miratimit të postimeve për secilin anëtar.
Për Redaktorët:
- Nëse dëshironi që Administratori/Pronari të miratojë postimet e Redaktorit përpara se të publikohen, zgjidhni "Duhet të miratohet nga Administratori/Pronari".
- Përndryshe, zgjidhni "Nuk duhet të miratohet nga Administratori/Pronari", dhe postimet e Redaktorit do të kalojnë në planifikim gjithmonë pa pasur nevojë për miratimin e Administratorit ose Pronarit.
- Kur një Redaktor ka aksesin "Duhet të miratohet nga Administratori/Pronari" dhe për ato llogari sociale ekziston gjithashtu aksesi "Duhet të miratohet nga Klienti", atëherë procesi i planifikimit të postimeve për Redaktorin do të jetë si më poshtë:

Për Administratorët:
- Një Administrator do të ketë ose "Akses të plotë të publikimit", ose "Duhet të miratohet nga Klienti". Nëse Klienti për atë llogari sociale ka aksesin "Duhet të miratojë postimet", atëherë postimet e Administratorit duhet të miratohen fillimisht nga Klienti.
- Nga ana tjetër, nëse Klienti për atë llogari sociale ka aksesin "Nuk duhet të miratojë postimet", atëherë Administratori do të ketë "Akses të plotë të publikimit", kështu që postimet do të kalojnë direkt në radhën e planifikimit.
- Kur ekziston aksesi "Duhet të miratohet nga Klienti" për ato llogari sociale, atëherë procesi i planifikimit të postimeve për Administratorin do të jetë si më poshtë:

Për Klientët:
- Një Klient mund të ketë ose aksesin "Duhet të miratojë postimet", ose "Nuk duhet të miratojë postimet".
- Nëse dëshironi që një Klient të miratojë postimet e Administratorëve ose Redaktorëve për llogari të caktuara sociale, duhet t'i jepni lejen "Duhet të miratojë postimet". Përndryshe, duhet t'i jepni lejen "Nuk duhet të miratojë postimet".
- Kur ekziston aksesi "Duhet të miratohet nga Klienti" për ato llogari sociale, atëherë procesi i miratimit të postimeve për Klientin do të jetë si më poshtë:

Kur një anëtar planifikon një postim që kërkon miratim ose po redakton një postim të miratuar:
- Postimi kalon te Postimet > Të planifikuara > Në pritje të miratimit
- Administratori/Pronari ose Klienti (kur është e aplikueshme) do të marrë një njoftim/email.
- Ata mund ta miratojnë ose ta refuzojnë nëse nevojiten ndryshime. Në këtë mënyrë, anëtari mund ta rishikojë përsëri.
- Anëtari mund ta dërgojë postimin përsëri për miratim dhe pasi të miratohet, postimi do të kalojë në radhën e planifikimit.
- Nëse postimi nuk miratohet përpara datës së planifikuar, ai do të shënohet si i dështuar dhe do të kalojë te Postimet > Të dështuara.
Për të përcaktuar nivelet e aksesit të publikimit për një anëtar:
- Në Hapësirën përkatëse të Punës në Publer, shkoni te Anëtarët në panelin në të majtë.

- Te anëtari përkatës, klikoni te Ndrysho llogaritë sociale:

- Ndryshoni aksesin e publikimit për secilën llogari sociale që i është caktuar.
- Në fund, ruani ndryshimet duke klikuar Ruaj.

Mësoni më shumë rreth roleve dhe niveleve të lejeve këtu për të kuptuar se çfarë mund të bëjë secili anëtar i ekipit tuaj.
Përditësuar nga: Brikena Cani
Përditësuar: 23/07/2026
Faleminderit!
