Si të riautorizohet/riautentifikohet llogaritë sociale në Publer
DesktopStart
Publer kërkon kredenciale sigurie që llogaritë sociale të mund të lidhen.
Kur një aplikacion përditësohet ose përdoruesi ndryshon fjalëkalimin e llogarisë së tij sociale, Publer do ta humbasë menjëherë aksesin në të. Nëse ndodh kjo, përdoruesi do të marrë një njoftim ose email nga Publer që e informon për këtë problem.
Ka 2 mënyra se si mund të informohesh për një llogari që duhet të riautentikohet:
- Mund të shohësh një pikëçuditëse (!) te llogaritë sociale që ndodhen në të majtë.
- Do të njoftohesh me email ose njoftim, i cili do të përmbajë një link për te faqja e riautentikimit.
Gjithashtu, mund ta riautorizosh një llogari sociale menjëherë pasi të ndryshosh fjalëkalimin, për të kursyer kohë.
Për të riautentikuar një llogari sociale:
- Kliko ikonën e rrjetit social të shënuar me pikëçuditëse dhe do të drejtohesh automatikisht te ai profil social në Publer.
- Ose, shko te Llogaritë Sociale në anën e majtë të panelit, zgjidh llogarinë që duhet të riautorizohet dhe kliko Riautorizo:

- Gjithashtu, mund t’i riautorizosh të gjitha llogaritë sociale në Publer njëherësh.

- Klikoni në lidhjen që thotë "Klikoni këtu nëse duhet të riautorizoni të gjitha llogaritë". Kjo do t'ju çojë te Profilet sociale të lidhura, ku mund të menaxhoni lidhjet tuaja dhe të riautorizoni disa llogari njëkohësisht.
- Mund të hyni gjithashtu në këtë seksion manualisht duke shkuar te Cilësimet > Integrimet. Aty do të gjeni seksionet Aplikacionet dhe Profilet sociale të lidhura.
- Nën Profilet sociale të lidhura, do të shihni të gjitha profilet sociale që keni shtuar në Publer dhe mund të zgjidhni t’i riautentikoni ose t’i revokoni sipas nevojës.
DesktopEnd
MobileStart
Publer kërkon kredenciale sigurie që llogaritë sociale të mund të lidhen.
Kur një aplikacion përditësohet ose përdoruesi ndryshon fjalëkalimin e llogarisë së tij sociale, Publer do ta humbasë menjëherë aksesin në të. Nëse ndodh kjo, përdoruesi do të marrë një njoftim ose email nga Publer që e informon për këtë problem.
Ka 2 mënyra se si mund të informohesh për një llogari që duhet të riautentikohet:
- Mund të shohësh një pikëçuditëse (!) te llogaritë sociale që ndodhen në të majtë.
- Do të njoftohesh me email ose njoftim, i cili do të përmbajë një link për te faqja e riautentikimit.
Gjithashtu, mund ta riautorizosh një llogari sociale menjëherë pasi të ndryshosh fjalëkalimin, për të kursyer kohë.
Për të riautentikuar një llogari sociale në mobile:
- Pasi të kesh hyrë në aplikacion, kliko ikonën në këndin e sipërm majtas për të hapur menunë e llogarisë:

- Gjej llogarinë që dëshiron të riautorizosh dhe kliko tre pikat në anën e djathtë të saj:

- Më pas, kliko Riautorizo.

Do të drejtohesh për t’u identifikuar me llogarinë përkatëse sociale dhe për të përfunduar procesin.
MobileEnd
Përditësuar nga: Brikena Cani
Përditësuar: 05/08/2026
Faleminderit!
