Kategori Zgjidhja e problemeve
Shiko në gjuhë të tjera

Pse nuk mund të gjej / etiketoj bashkëpunëtorët e Instagramit?

Pse nuk mund të etiketoj bashkëpunëtorët në Instagram?


Etiketimi i bashkëpunëtorëve në Instagram është një karakteristikë që mundëson dy ose më shumë llogari të krijojnë një postim të vetëm. Etiketimi i bashkëpunëtorëve siguron që postimi të shfaqet njëkohësisht në të gjitha llogaritë, duke ndarë metrikat e performancës. Kjo rrit dukshmërinë, angazhimin dhe potencialin për të fituar ndjekës të rinj për të gjithë bashkëpunëtorët.


Përmes Publer, ju mund të etiketoni bashkëpunëtorët në fotografi, postime karuseli dhe rrotullues. Për të mësuar më shumë se si mund të etiketoni bashkëpunëtorët në Instagram përmes Publer shkoni këtu.


Megjithatë, ndonjëherë mund të hasni probleme kur etiketoni bashkëpunëtorët përmes Publer, dhe kjo mund të jetë për shkak ndonjerës prej arsyeve të mëposhtme:


  1. Ju po etiketoni llogari personale ose llogari publike që janë aktive për më pak se 30 ditë.


Sigurohuni të etiketoni bashkëpunëtorët me llogari publike që janë aktive të paktën për 30 ditë. Për shkak të kufizimeve API nga Instagram, llogaritë private ose me kufizime moshe nuk janë të përshtatshme si bashkëpunëtorë.


  1. Ju po etiketoni llogari me më shumë se 2 shkelje politikash.


Ndonjëherë, Instagram mund të kufizojë disa llogari, nëse ato shkelin politikat e tyre. Ata duhet të paraqesin ankese për këtë në Instagram. Llogaritë e bashkëpunëtorëve mund të kenë maksimum 2 shkelje të politikave.


  1. Emri i përdoruesit është i pavlefshëm/i pasaktë.


Në mënyrë të ngjashme me etiketimet e përdoruesit/llogarisë, nëse etiketoni një bashkëpunëtor të pavlefshëm, postimi do të publikohet pa etiketën e pavlefshme.


Emrat e përdoruesit nuk janë të ndjeshëm ndaj madhësisë së shkronjave, megjithatë, ju duhet të siguroheni që emri i përdoruesit të bashkëpunëtorit të Instagramit të jetë 100% i saktë. Për shkak të kufizimeve të API-së së Instagram, Publer nuk mund të plotësojë automatikisht ose të kontrollojë drejtshkrimin e emrave të përdoruesve për llogaritë personale, vetëm ato profesionale. Ju lutemi të kontrolloni dy herë drejtshkrimin e emrit të përdoruesit të llogarive personale para ruajtjes. Llogaritë private të Instagramit nuk mund të etiketohen.


  1. Po përpiqeni të etiketoni më shumë se 3 llogari.


Për shkak të kufizimeve të API-së së Instagram, ju mund të etiketoni deri në 3 bashkëpunëtorë për postim (imazh, video).


  1. Bashkëpunëtori nuk po pranon etiketën.


Pas të etiketuarit të një bashkëpunëtori, ata duhet ta pranojnë atë, në mënyrë që të shfaqen në postimin e Instagramit. Nëse ata nuk e pranojnë ose e refuzojnë atë, do të shfaqet si një postim normal pa bashkëpunëtorë.


Çfarë të bësh nëse bashkëpunëtori nuk merr njoftimin/ftesën?


Bashkëpunëtori mund të mos marrë një njoftim ose ftesë kur etiketohet. Në atë rast, ata duhet të ndjekin hapat e mëposhtëm.


  • Çaktivizoni llogarinë private: Ata duhet të kalohen nga një llogari private në një llogari publike të Instagramit për të mundësuar karakteristikën e bashkëpunimit.
  • Kaloni në një llogari profesionale: Ndryshoni llogarinë nga personale në profesionale.


Mbani në mend që mund t'ju duhen deri në 48 orë për t'i bërë ndryshimet e nevojshme.


  • Dilni dhe hyni përsëri: Ndodh që problemi mund të jetë i përkohshëm dhe të zgjidhet duke dalë dhe më pas duke hyrë përsëri në llogarinë tuaj të Instagramit.


  1. Ju nuk po etiketoni si duhet bashkëpunëtorët.


Hapat që duhet të ndiqen për të etiketuar një bashkëpunëtor të Instagramit në Publer janë të thjeshta, megjithatë, ndonjëherë mund të harroni një hap ose dy. Për shembull, është e domosdoshme që të klikoni mbi fotografinë ose videon e llogarisë para se të filloni etiketimin e bashkëpunëtorëve. Mësoni më shumë për këtë më poshtë.


Për të etiketuar një bashkëpunëtor në një postim të Instagramit:


  • Shkoni te skeda Krijo në Publer.
  • Ngarkoni median tuaj sipas rregullave.
  • Vendosni kursorin mbi imazhin/rrotulluesin e Instagramit dhe klikoni mbi ikonën e etiketës në cepin e djathtë poshtë.



  • Zgjidhni Etiketo bashkëpunëtorin dhe klikoni kudo në foto/video, për të filluar etiketimin e një bashkëpunëtori.
  • Pas klikimit mbi fotografinë, shkruani emrin e përdoruesit të Instagramit në kutinë e fushës në të djathtë.



  • Ju gjithmonë mund të hiqni një etiketë duke klikuar mbi butonin x në anën e djathtë të fotos/videos.



  • Pasi të keni shtuar të gjitha etiketat tuaja, mund të klikoni mbi Ruaj Etiketat dhe të vazhdoni me finalizimin e postimit.
  • Përfundimisht, në anën e djathtë, do të mund të parashikoni postimin dhe etiketat e bashkëpunëtorit në kohë reale.


Për më shumë informacion mbi etiketimin e bashkëpunëtorëve shkoni këtu.


Shkruar nga: Brikena Cani

Përditësuar: 09/07/2026

A ishte ky artikull i dobishëm?

Ndaj mendimin tënd

Anulo

Faleminderit!