Menaxhimi i llogarive të Telegram në Publer
Cilat llogari Telegram janë të mbështetura në Publer?
- Ju mund të lidhni Kanalet e Telegram dhe Grupet e Telegram me Publer, pavarësisht nëse ato janë Private apo Publike.
- Pavarësisht nëse po shtoni një grup apo një kanal, ju duhet të instaloni Publer Bot në llogarinë përkatëse të Telegram dhe të bëni Publer Bot si Administrator.
Cilat postime mund të ndajmë në Telegram përmes Publer?
Llojet e postimeve të mbështetura:
- Përditësimet e statusit
- Linket
- Postimet me një foto
- Postimet me shumë foto (deri në 10 foto)
- Videot dhe GIF.
Kufizimet:
- Fotot mund të jenë në çdo format por duhet të jenë më pak se 10 MB.
- GIF duhet të jenë më pak se 50 MB.
- Videot mund të jenë në çdo format por duhet të jenë më pak se 50 MB.
Mësoni më shumë për të gjitha kufizimet e postimeve në Telegram këtu.
Cilat janë karakteristikat kryesore të Telegram në Publer?
- Ju mund të stilizoni tekste në Telegram duke përdorur etiketa HTML.
- Etiketat e mëposhtme HTML janë mbështetur aktualisht për Telegram:
`<b>bold</b>, <strong>bold</strong>
<i>italic</i>, <em>italic</em>
<u>underline</u>, <ins>underline</ins>
<s>strikethrough</s>, <strike>strikethrough</strike>, <del>strikethrough</del>
<span class="tg-spoiler">spoiler</span>, <tg-spoiler>spoiler</tg-spoiler>
<b>bold <i>italic bold <s>italic bold strikethrough <span class="tg-spoiler">italic bold strikethrough spoiler</span></s> <u>underline italic bold</u></i> bold</b>
<a href="http://www.example.com/">inline URL</a>
<code>inline fixed-width code</code>
<pre>pre-formatted fixed-width code block</pre>
<pre><code class="language-python">pre-formatted fixed-width code block written in the Python programming language</code></pre>
- Etiketat HTML mund të përdoren vetëm në Përditësimet e Statusit, Postimet me një foto, GIF, Linket, apo Videot.
- Ja si do të funksionojë në Telegram:
- Ju mund të shtoni tekstin ALT ose një titull për çdo foto. Limiti është 1,024 karakter për çdo titull foto.
Pyetje të shpeshta:
A është e mundur të personalizohet Publer Bot, si për shembull të ndryshohet emri dhe imazhi i profilit?
Jo, kjo është një kërkesë e detyrueshme nga API e Telegram, prandaj ndryshimi i emrit ose fotos së profilit nuk është i mundur.
A mund të fshehet identiteti i Publer Bot ose të bëhet anonim kur publikon një postim në Telegram?
Jo, kjo nuk është e mundur. Publer Bot do të shfaqet gjithmonë në krah të postimeve të Telegram kur poston në një Grup Telegram.
A funksionon në të njëjtën mënyrë në Kanalin e Telegram? A do të shfaqen postimet në Telegram si të publikuara nga Publer Bot?
Jo, kur postoni në një Kanal Telegram, postimi shfaqet si i postuar nga Kanali vetë pa asnjë referencë për Publer.
A mund të programojmë mesazhe të heshtura në Telegram përmes Publer?
Fatkeqësisht, jo. Mesazhet e heshtura të Telegram ende nuk janë të mbështetura.
A mbështet Publer shtimin e reagimeve në një postim në Telegram?
Për shkak të kufizimeve të API të Telegram, kjo ende nuk është e mbështetur nga ne.
Artikuj të lidhur:
*Përditësuar nga: Brikena Cani
Updated on: 31/07/2025
Thank you!