Si të konfiguroni dhe përdorni serverin MCP të Publer
MCP i Publer tani është i disponueshëm në planet Business dhe Enterprise. MCP të lejon të lidhësh Publer me klientë të pajtueshëm me MCP, si Claude, ChatGPT, Cursor dhe mjete të tjera të IA-së, që të të ndihmojnë të menaxhosh hapësirën tënde të punës përmes një lidhjeje të sigurt.
Mund të lidhesh përmes OAuth, pa një çelës API, ose përmes No auth, duke përdorur çelësin tënd API të Publer. Zgjidh metodën që mbështet klienti yt i IA-së.
Për të konfiguruar serverin MCP të Publer:
- Kliko në menunë e profilit tënd, në këndin e sipërm djathtas, dhe shko te Cilësimet.

- Kliko te IA dhe Automatizimet.

- Te seksioni IA dhe MCP, kliko te MCP.

- Do të hapet një dritare e re me hapat për konfigurimin e MCP.
- Do të shohësh dy skeda: OAuth dhe No auth.
Për t’u lidhur përmes OAuth:
Përdor këtë metodë nëse klienti yt i IA-së mbështet OAuth. Do të identifikohesh në Publer dhe do të miratosh aksesin pa krijuar një çelës API.
- Zgjidh skedën OAuth.

- Kopjo URL-në e serverit MCP:
https://mcp.publer.com. - Ngjite te cilësimet e konektorëve të klientit tënd të IA-së.
- Vendos llojin e autentikimit në OAuth.

- Lidh serverin dhe më pas identifikohu në Publer nëse të kërkohet.
- Mirato aksesin për të përfunduar lidhjen.
- Pasi të jetë krijuar lidhja, mund të fillosh të përdorësh mjetin tënd të IA-së për të menaxhuar përmbajtjen e mbështetur në Publer.
Për t’u lidhur përmes No auth:
Përdor këtë metodë nëse klienti yt i IA-së nuk mbështet OAuth. Çelësi yt API përfshihet në URL-në e serverit ose dërgohet përmes një header-i autorizimi.
- Zgjidh skedën No auth.

- Në hapin e parë, shto çelësin tënd API.
- Nëse nuk ke ende një të tillë, kliko Krijo një çelës API.

- Vendos një emër për çelësin tënd API, që ta dallosh lehtësisht më vonë.
- Lejet për Hapësirat e punës dhe Llogaritë janë të detyrueshme si parazgjedhje.
- Zgjidh lejet shtesë që dëshiron t’i japësh çelësit API, si Postimet, Mediat ose Analizat.
- Kliko Gjenero çelësin API.

- Kopjo çelësin API të gjeneruar dhe ruaje në një vend të sigurt.
- Shëno kutinë e konfirmimit që tregon se e ke kopjuar dhe ruajtur çelësin API.

- Kliko U krye.
- Pasi të shtosh çelësin API, Publer do të gjenerojë URL-në e serverit MCP.
- Kopjo URL-në e serverit MCP dhe ngjite te cilësimet e konektorëve të klientit tënd të IA-së.

- Mund të autentikohesh me çelësin API edhe duke përdorur header-in e autorizimit që shfaqet në Publer.

- Pasi të kesh kopjuar gjithçka në klientin tënd të pajtueshëm me MCP, ruaj lidhjen.
- Tani mund të përdorësh MCP për të lidhur mjetin tënd të IA-së me Publer.
Disa shembuj kërkesash:
Rendit të gjitha llogaritë e mia sociale të lidhura me Publer.
Rendit të gjitha hapësirat e mia të punës në Publer.
Më trego të gjitha draftet e postimeve të mia në Publer që të kontrolloj çfarë është në pritje.
Krijo një draft për Instagram dhe Facebook me tekstin: “Jemi të lumtur të ndajmë përditësimin tonë më të fundit!”
Planifiko një postim për të hënën e ardhshme në orën 10:00 për faqen time në LinkedIn.
Mbaj parasysh:
- MCP është i disponueshëm në planet Business dhe Enterprise.
- OAuth nuk kërkon një çelës API. Lidhja krijohet duke u identifikuar në Publer dhe duke miratuar aksesin.
- Kur përdor No auth, sigurohu që ta ruash çelësin tënd API në një vend të sigurt, pasi mund të mos jesh në gjendje ta shohësh sërish më vonë.
- Mos e ndaj publikisht çelësin tënd API ose një URL të serverit MCP që përmban çelësin tënd API.
- Kur përdor një çelës API, lejet e disponueshme përmes MCP varen nga lejet e zgjedhura gjatë krijimit të tij.
- Nëse lidhja me çelësin tënd API nuk funksionon, mund ta heqësh çelësin dhe të krijosh një të ri nga Cilësimet > IA dhe Automatizimet > MCP.
Shkruar nga: Brikena Cani
Përditësuar: 15/10/2026
Faleminderit!
