Kategori Automatizimet
Shiko në gjuhë të tjera

Si ta lidhësh Cursor me MCP-në e Publer

Mund ta lidhësh Cursor me MCP-në e Publer dhe ta përdorësh Cursor për të krijuar drafte, planifikuar postime, menaxhuar përmbajtjen dhe ndërvepruar drejtpërdrejt me hapësirën tënde të punës në Publer.


Për të mësuar më shumë rreth MCP-së së Publer dhe mënyrës se si funksionon, shiko këtë udhëzues.


Shënim: Integrimi MCP i Publer është i disponueshëm në planet Business dhe Enterprise.


Për të lidhur Cursor me Publer:


  • Shko te Cilësimet në Publer.
  • Zgjidh AI & Automatizimet.



  • Te AI & MCP, kliko Cursor.



  • Publer do të të japë linkun e serverit MCP që të nevojitet për të lidhur Cursor.



  • Hap Cursor.
  • Shko te Preferencat > Cilësimet e Cursor.
  • Zgjidh Mjetet & MCP-të.
  • Kliko Shto server të ri global MCP.



  • Shto linkun e serverit MCP të dhënë nga Publer.



  • Ruaj konfigurimin.
  • Sigurohu që serveri MCP i Publer të jetë aktiv.
  • Kur Cursor të lidhet me Publer, do të shfaqet një dritare konfirmimi. Mirato lidhjen për t’i dhënë Cursor akses në hapësirën tënde të punës në Publer.


Pasi të lidhet, Cursor mund të përdorë mjetet MCP të Publer sipas lejeve që ka llogaria jote në Publer.


Çfarë mund të bësh me Cursor dhe Publer?


Pasi të aktivizohen, mjetet MCP të Publer do të jenë të disponueshme në Cursor Agent. Cursor mund t’i përdorë automatikisht kur janë të nevojshme për kërkesën tënde.


Për shembull, mund t’i kërkosh Cursor të:


  • Krijojë postime, drafte dhe ide për përmbajtje.
  • Planifikojë postime ose të përdorë AutoSchedule për një ose disa llogari sociale.
  • Ngarkojë dhe përdorë media nga Biblioteka e Mediave në Publer.
  • Shtojë opsione të mbështetura të postimeve, si komentet e para, komentet pasuese, AutoShare, watermark, nënshkrimet, vendndodhjet, etiketat, albumet dhe tabelat e Pinterest.
  • Shfaqë llogaritë sociale të lidhura, hapësirat e punës, postimet e planifikuara, draftet, postimet e publikuara dhe mediat.
  • Modifikojë ose fshijë përmbajtje të mbështetur nga Publer.
  • Kontrollojë analizat dhe performancën e fundit në rrjetet sociale.
  • Gjenerojë përshkrime, ide për përmbajtje dhe sugjerime për publikim përpara se të krijojë ose planifikojë postime.


Për shembull:


Krijo një postim në Facebook për eventin tonë të ardhshëm, përdor një imazh të përshtatshëm nga Biblioteka ime e Mediave në Publer dhe ruaje si draft.


Ose:


Krijo 5 postime në Instagram dhe planifikoji me AutoSchedule për javën e ardhshme.


Ose:


Më trego performancën time të fundit në LinkedIn dhe sugjero 3 ide të reja postimesh bazuar në rezultatet.


Cursor do të përdorë mjetet MCP të Publer sipas lejeve të disponueshme në llogarinë tënde dhe funksioneve që mbështet secili rrjet social.


Mbaj parasysh


  • Cursor mund të kryejë vetëm veprime që mbështeten nga MCP-ja e Publer.
  • Të njëjtat kërkesa dhe kufizime të rrjeteve sociale që vlejnë kur përdor Publer drejtpërdrejt, vlejnë edhe kur përdor Cursor.
  • Gjithmonë kontrollo llogarinë sociale, përmbajtjen dhe detajet e planifikimit përpara se të publikosh postime të rëndësishme.


Për të mësuar më shumë rreth MCP-së së Publer, shiko këtë artikull. Mund të mësosh më shumë edhe për API-n e Publer këtu.



Shkruar nga: Brikena Cani

Përditësuar: 15/10/2026

A ishte ky artikull i dobishëm?

Ndaj mendimin tënd

Anulo

Faleminderit!