Si të konfiguroni dhe përdorni serverin MCP të Publer
Publer MCP është tani i disponueshëm në Beta për ambasadorët tanë kryesorë dhe klientët Enterprise. MCP të lejon të lidhësh Publer me klientë të përshtatshëm me MCP, si Claude, ChatGPT, Cursor dhe mjete të tjera AI, në mënyrë që të të ndihmojnë të menaxhosh workspace-in tënd përmes një lidhjeje të sigurt.
Për të konfiguruar serverin MCP të Publer:
- Kliko te menuja e profilit në cepin e sipërm djathtas dhe shko te Cilësimet.

- Kliko te AI & Automatizime.

- Nën AI & MCP, kliko te MCP. Do të hapet një dritare e re me hapat për konfigurimin e MCP.

- Në hapin e parë, shto API key.
- Nëse nuk ke ende një, kliko Krijo një API key.

- Shto një emër për API key, që ta njohësh lehtësisht më vonë.
- Workspaces dhe Accounts janë të detyrueshme si parazgjedhje.
- Zgjidh scopes shtesë që dëshiron të lejosh për API key, si Poste, Media, ose Analitika.
- Kliko Gjenero API Key.

- Kopjo API key të gjeneruar dhe ruaje në një vend të sigurt.
- Shëno kutinë e konfirmimit që tregon se e ke kopjuar dhe ruajtur API key.

- Kliko Mbaro.
- Pasi të shtosh API key, Publer do të gjenerojë MCP server URL.
- Kopjo MCP server URL dhe vendose te cilësimet e connector-it në klientin tënd AI.

- Mund të autentikohesh gjithashtu me API key duke përdorur authorization header që shfaqet në Publer.

- Pasi të kesh kopjuar gjithçka në klientin tënd të përshtatshëm me MCP, ruaj lidhjen.
- Tani mund të përdorësh MCP për të lidhur mjetin tënd AI me Publer.
- Mund të përdorësh ndonjë nga këto shembuj promptesh për të filluar me Publer MCP:
Listo të gjitha llogaritë e mia sociale të lidhura në Publer.
Listo të gjitha hapësirat e mia të punës në Publer.
Më shfaq të gjitha postimet e mia draft në Publer që të kontrolloj çfarë është në pritje.
Krijo një draft për Instagram dhe Facebook me tekstin: “Jemi të emocionuar të ndajmë përditësimin tonë më të fundit!”
Planifiko një postim për të hënën e ardhshme në orën 10:00 në faqen time të LinkedIn.
Ki parasysh:
- Aksesi në MCP varet nga plani dhe konfigurimi i llogarisë tënde. Për momentin, është i disponueshëm për ambasadorët kryesorë dhe klientët e planit Enterprise.
- Sigurohu ta ruash API key në një vend të sigurt, pasi mund të mos kesh mundësi ta shohësh përsëri më vonë.
- Mos e ndaj publikisht API key ose MCP server URL.
- Lejet e disponueshme përmes MCP varen nga scopes që zgjedh kur krijon API key.
- Nëse lidhja nuk funksionon, mund ta heqësh API key dhe të krijosh një të re nga Cilësimet > AI & Automatizime > MCP.
Shkruar nga: Brikena Cani
Përditësuar: 15/08/2026
Faleminderit!
