Si të gjeni oraret më të mira për të postuar
DesktopStart
Mund të përcaktoni lehtësisht oraret më të mira për të postuar në llogaritë tuaja të rrjeteve sociale duke hyrë te Analiza, bazuar në postimet e mëparshme dhe të dhënat e mbledhura.
Si të gjeni oraret më të mira për të postuar:
- Shkoni te Analiza në Publer.
- Zgjidhni një llogari sociale në të majtë.
- Në skedën Përmbledhje, zbrisni poshtë te seksioni Orët më të mira për të postuar.
- Mund të krijoni një postim për atë orar specifik duke klikuar mbi Krijo Postim.
- Projektoni postimin dhe programojeni sipas nevojës.
- Gjithashtu, mund të gjeni të gjitha Orët më të mira për të postuar edhe në Kalendar (Pamja mujore, javore, ditore), të shfaqura si intervale kohore, pasi të keni zgjedhur një nga llogaritë sociale.
- Së fundmi, mund të krijoni një orar postimi vetëm me Orët më të mira për të postuar duke përdorur Autofill.
- Këto intervale kohore, pra orët më të mira për të postuar, të krijuara në orarin e postimit të asaj llogarie, do të shfaqen gjithashtu edhe në pamjen e Kalendarit.
Tani që dini si t’i gjeni dhe përdorni oraret më të mira për të postuar, shikoni si mund të shkarkoni raportet tuaja të Analizave.
Përditësuar nga: Brikena Cani
DesktopEnd
MobileStart
Përveç email-it javor që ju dërgojmë me postimet më të suksesshme në Publer, ju mund të kontrolloni në çdo kohë se cilat janë oraret më të mira për të postuar, duke hyrë te Analiza për llogaritë tuaja sociale, bazuar në postimet e mëparshme dhe të dhënat e mbledhura.
Si të gjeni oraret më të mira për të postuar:
- Hapni aplikacionin mobil dhe shkoni te Analiza.
- Zgjidhni llogarinë sociale në krye.
- Në skedën Përmbledhje, zbrisni poshtë te seksioni Orët më të mira për të postuar.
- Mund të krijoni një postim për atë orar specifik duke klikuar mbi Krijo Postim.
- Projektoni postimin dhe programojeni sipas nevojës.
Tani që dini si t’i gjeni dhe përdorni oraret më të mira për të postuar, shikoni si mund të shkarkoni raportet tuaja të Analizave.
Shkruar nga: Brikena Cani
MobileEnd
Updated on: 18/09/2025
Thank you!