Si të përdorim karaktere speciale dhe emoji me një file CSV
Skedari CSV
Kur ju ngarkoni një skedar CSV në Publer, sidomos nëse është një skedar Excel, karaktere të caktuar mund të mos ngarkohen siç duhet. Kjo do të përfshijë çdo karakter special dhe/ose emoji.
Në raste të tilla, ne ju rekomandojmë që të përdorni Google Sheets në vend të Excel, për të shmangur çdo problem. Google Sheets gjithmonë do të funksionojë më mirë me karaktere të veçantë dhe/ose emojis, ndërsa Excel ka tendencë të ketë probleme.
Pasi të keni krijuar fletën/sheet tuaj në Google, ju mund ta shkarkoni dhe ta ruani si skedar CSV, dhe më pas ta ngarkoni në Publer.
Shkarkimi i një Google Sheet:
Për t’i shkarkuar dhe ruajtur shpejt një Google Sheets si CSV:
- Hapni skedarin tuaj Sheets.
- Klikoni në butonin e File në cepin e majtë të sipërm të faqes.
- Pastaj, klikoni në Shkarko.
- Përfundimisht, zgjidhni opsionin e vlerave të ndara me presje (CSV).
Pasi të keni shkarkuar skedarin CSV, ju mund ta ngarkoni atë në Publer dhe të vazhdoni me programimin e postimeve.
Mësoni më shumë rreth formatit të skedarit CSV që duhet të përdorni duke ndjekur udhëzimin këtu.
Updated on: 08/10/2025
Thank you!