Kategori Zgjidhja e problemeve
Shiko në gjuhë të tjera

Si të riautorizohet/riautentifikohet llogaritë sociale në Publer

DesktopStart


Publer kërkon kredenciale sigurie që llogaritë sociale të mund të lidhen.


Kur një aplikacion përditësohet ose përdoruesi ndryshon fjalëkalimin e llogarisë së tij sociale, Publer do ta humbasë menjëherë aksesin në të. Nëse ndodh kjo, përdoruesi do të marrë një njoftim ose email nga Publer që e informon për këtë problem.


Çdokush që është administrator në Publer mund t’i rilidhë llogaritë sociale. Gjithashtu, do të kesh mundësinë të autentikosh disa llogari njëherësh nëse ato janë të lidhura me të njëjtin profil personal.


Ka 2 mënyra se si mund të informohesh për një llogari që duhet të riautentikohet:


  • Mund të shohësh një pikëçuditëse (!) te llogaritë sociale që ndodhen në të majtë.
  • Do të njoftohesh me email ose njoftim, i cili do të përmbajë një link për te faqja e riautentikimit.


Gjithashtu, mund ta riautorizosh një llogari sociale menjëherë pasi të ndryshosh fjalëkalimin, për të kursyer kohë.


Për të riautentikuar një llogari sociale:


  1. Kliko ikonën e rrjetit social të shënuar me pikëçuditëse dhe do të drejtohesh automatikisht te ai profil social në Publer.
  2. Ose, shko te Llogaritë Sociale në anën e majtë të panelit, zgjidh llogarinë që duhet të riautorizohet dhe kliko Riautorizo:



  1. Gjithashtu, mund t’i riautorizosh të gjitha llogaritë sociale në Publer njëherësh.



  • Kliko linkun që thotë "Kliko këtu nëse duhet të riautorizosh të gjitha llogaritë". Kjo do të të çojë te Aplikacionet e lidhura, ku mund të riautorizosh llogaritë në masë.
  • Gjithashtu, mund të shkosh manualisht te Cilësimet > Aplikacionet e lidhura.
  • Aty do të shohësh të gjitha llogaritë sociale që ke shtuar në Publer dhe mund të zgjedhësh nëse dëshiron t’i riautentikosh ose t’i revokosh.


Nëse po përpiqesh të riautentikosh një llogari, por nuk po ia del dhe ke probleme të vazhdueshme me riautentikimin, ndiq këtë udhëzues këtu. Nëse ende ke probleme, na kontakto në chat-in live në faqen tonë të internetit.


DesktopEnd


MobileStart


Publer kërkon kredenciale sigurie që llogaritë sociale të mund të lidhen.


Kur një aplikacion përditësohet ose përdoruesi ndryshon fjalëkalimin e llogarisë së tij sociale, Publer do ta humbasë menjëherë aksesin në të. Nëse ndodh kjo, përdoruesi do të marrë një njoftim ose email nga Publer që e informon për këtë problem.


Çdokush që është administrator në Publer mund t’i rilidhë llogaritë sociale. Gjithashtu, do të kesh mundësinë të autentikosh disa llogari njëherësh nëse ato janë të lidhura me të njëjtin profil personal.


Ka 2 mënyra se si mund të informohesh për një llogari që duhet të riautentikohet:


  • Mund të shohësh një pikëçuditëse (!) te llogaritë sociale që ndodhen në të majtë.
  • Do të njoftohesh me email ose njoftim, i cili do të përmbajë një link për te faqja e riautentikimit.


Gjithashtu, mund ta riautorizosh një llogari sociale menjëherë pasi të ndryshosh fjalëkalimin, për të kursyer kohë.


Për të riautentikuar një llogari sociale në mobile:


  • Pasi të kesh hyrë në aplikacion, kliko ikonën në këndin e sipërm majtas për të hapur menunë e llogarisë:



  • Gjej llogarinë që dëshiron të riautorizosh dhe kliko tre pikat në anën e djathtë të saj:



  • Më pas, kliko Riautorizo.



Do të drejtohesh për t’u identifikuar me llogarinë përkatëse sociale dhe për të përfunduar procesin.


Nëse po përpiqesh të riautentikosh një llogari, por nuk po ia del dhe ke probleme të vazhdueshme me riautentikimin, ndiq këtë udhëzues këtu. Nëse ende ke probleme, na kontakto në chat-in live në faqen tonë të internetit.


MobileEnd



Përditësuar nga: Brikena Cani

Përditësuar: 17/07/2026

A ishte ky artikull i dobishëm?

Ndaj mendimin tënd

Anulo

Faleminderit!