Si të shkarkoni Raportet tuaja të Analizave/Statistikave
DesktopStart
Me Publer mund të shihni statistikat për secilin nga kanalët tuaj të mediave sociale, dhe ajo që është edhe më e mirë është që mund të eksportoni këto statistika në një dokument PDF që mund t’i shpërndani me kolegët tuaj, klientët, ose menaxherët.
Për të shkarkuar Raportet PDF/CSV:
- Shkoni te Analiza në Publer.
- Zgjidhni llogarinë sociale për të cilën dëshironi të shkarkoni analizat.
- Mund të shkarkoni edhe analizat për gjithë ekipin/hapësirën e punës, pra të gjitha llogaritë.
- Në skedën Përmbledhje, klikoni mbi opsionin Eksportim në në cepin e djathë sipër, që të eksportoni përmbledhjen e analizave në PDF ose Excel/CSV.
- Nëse dëshironi të eksportoni raportin në një dokument PDF zgjidhni Eksporto pamjen si PDF.
- Nëse dëshironi të eksportoni raportin në një skedar CSV zgjidhni Eksporto pamjen si Excel/CSV.
- Do të merrni një njoftim në Zilen e Njoftimeve sapo Raporti PDF/CSV të jetë gati.
- Klikoni mbi Zilën e Njoftimeve dhe hapni Raportin PDF/CSV.
- Do të ridrejtoheni në një skedë të re ku mund ta shkarkoni raportin, ta shtypni, ose ta ndani me të tjerët.
Tani mund t’i shpërndani analizat tuaja me këdo që dëshironi ose t’i ruani për përdorim të ardhshëm. Mësoni se si të sinkronizoni statistikat këtu.
*Përditësuar nga: Brikena Cani
DesktopEnd
MobileStart
Me Analizat e Publer, mund të shihni statistikat për secilin prej kanaleve tuaja të medias sociale, dhe ajo që është edhe më mirë është se mund t'i eksportoni këto statistika në një dokument PDF/CSV që mund të ndani me të gjithë kolegët tuaj, klientët, ose menaxherët.
Për të shkarkuar Raportet PDF:
- Hapni aplikacionin mobil të Publer dhe shkoni te Analizat.
- Zgjidhni llogarinë sociale për të cilën dëshironi të shkarkoni analizat.
- Në skedën e Përmbledhjes, klikoni mbi ikonën e shkarkimit në cepin e djathë të sipërm, për të eksportuar përmbledhjen e statistikave në PDF ose Excel/CSV.
- Zgjidhni formatin që preferoni për të shkarkuar raportin e analizave: PDF ose CSV.
- Do të merrni një njoftim në Zilën e Njoftimeve sapo Raporti PDF/CSV të jetë gati.
- Shkoni te Cilësimet dhe klikoni mbi Zilën e njoftimeve.
- Klikoni mbi njoftimin për të hapur Raportin PDF/CSV.
- Do të ridrejtoheni në një skedë të re ku mund t'i shkarkoni, printoni, ose ndani raportin me njerëz të tjerë.
Tani mund t’i shpërndani analizat tuaja me këdo që dëshironi ose t'i ruani për përdorim të ardhshëm. Mësoni se si të sinkronizoni te dhenat këtu.
*Shkruar nga: Brikena Cani
MobileEnd
Updated on: 13/08/2025
Thank you!