Kategori Opsionet e Postimit
Shiko në gjuhë të tjera

Si të shtosh emoji-t në përshkrimet tuaja në Publer

Mund të shtoni emoji në përshkrimet tuaja ose ta bëni tekstin të trashë apo të pjerrët direkt nga Publer.


Për ta bërë tekstin tuaj të trashë/ të pjerrët, ndiqni hapat këtu.


API e Facebook nuk mbështet emojis në përshkrimet e fotove kur postoni në një album ekzistues.


Emojis përdoren për të shprehur emocione, ton dhe kontekst, duke e bërë përshkrimin tuaj më tërheqës dhe të qartë. Ka disa mënyra se si mund të shtoni emoji në Publer, të cilat mund t’i mësoni më poshtë.


Si të shtoni emoji në përshkrimet tuaja:


  1. Shtimi i emojis duke klikuar ikonën e emoji-t


  • Shkoni te skeda Krijo dhe filloni të shkruani përshkrimin tuaj.
  • Klikoni mbi ikonën e fytyrës së buzëqeshur brenda fushës së tekstit.
  • Kërkoni ose lëvizni për të gjetur emoji-n e dëshiruar, pastaj klikoni për ta futur në përshkrim.



  1. Hapja e panelit të emojis përmes kombinimeve në tastierë


  • Për përdoruesit e Mac, shtypni njëkohësisht tastet Control + Command + Space bar për të hapur panelin e emojis.
  • Përdoruesit e Windows mund të shtypin tastin me logon e Windows + . (pikë) ose ; (pikëpresje) për të hyrë në panelin e emojis.
  • Pasi të shfaqet paneli, klikoni një emoji me miun ose vazhdoni të shkruani për ta kërkuar atë që dëshironi.



  1. Shtimi i emojis duke shtypur Shift dhe ":" në tastierë


  • Shkoni te kompozuesi Krijo.
  • Shtypni njëkohësisht tastet Shift dhe : (dy pika).
  • Zgjidhni një nga emoji-t e sugjeruara më poshtë ose shkruani emrin e emoji-t që dëshironi.



Për ta bërë tekstin tuaj të trashë/ të pjerrët, ndiqni hapat këtu.


Kini parasysh që emoji-t, si edhe tekstet e trasha dhe të pjerrëta, llogariten si dy karaktere. Mësoni për kufirin e karaktereve për çdo rrjet social këtu.


*Shkruar nga: Brikena Cani


Përditësuar: 08/10/2025

A ishte ky artikull i dobishëm?

Ndaj mendimin tënd

Anulo

Faleminderit!