Kategori Kalendari
Shiko në gjuhë të tjera

Si të shikoni dhe përdorni blloqet e kohës të disponueshme në planifikuesin kalendarik

DesktopStart


Nëse keni vendosur një orar postimesh dhe keni krijuar slotet e kohës për një llogari të caktuar, ato do të shfaqen në Kalendar ose kur jeni duke programuar një postim.


Për të parë dhe përdorur slotet e kohës:


  • Shkoni te Kalendari.
  • Zgjidhni një llogari sociale me një orar postimi.
  • Për të shfaqur slotet e kohës, modifikoni parametrat duke klikuar mbi ikonën pranë menysë në anën e djathtë të ekranit. Thjesht zgjidhni Shfaq slotet e kohës nga opsionet e disponueshme.



  • Slotet e disponueshme të kohës do të shfaqen menjëherë.



  • Klikoni mbi slotin e kohës për të cilin dëshironi të planifikoni postimin.
  • Përgatitni postimin tuaj sipas dëshirës, duke shtuar etiketat dhe përmbajtjen që ju pëlqen.



  • Klikoni mbi Programo për të bërë ndryshimet përfundimtare.
  • Pasi të klikoni mbi slotin e kohës 7:00 AM, më 7 Mars, kjo kohë dhe datë do të zgjidhen automatikisht.
  • Ju mund të ndryshoni datën dhe të ndryshoni manualisht kohën ose të zgjidhni një tjetër slot të lirë kohe.



  • Kur të përfundoni, thjesht klikoni mbi Programo.
  • Tani do të jeni në gjendje të shihni atë postim në Kalendar, në vendin e atij sloti kohe.



  • Në fund, nëse nuk dëshironi më që slotet e kohës të jenë të dukshme në faqen tuaj të kalendarit, kthehuni përsëri te parametrat dhe zgjidhni Fsheh slotet e kohës.



Për të mësuar më shumë mbi slotet e kohës dhe orarin e postimeve shkoni këtu.


DesktopEnd


MobileStart


Nëse keni vendosur një orar postimesh dhe keni krijuar slotet e kohës për një llogari të caktuar, ato do të shfaqen në Kalendar ose kur jeni duke programuar një postim.


Për të parë dhe përdorur slotet e kohës në aplikacionin mobil:


  • Shkoni te Kalendari.



  • Zgjidhni një llogari sociale me një orar postimi.
  • Mund të filtroni postimet duke klikuar mbi Të gjitha postimet, ikonën e filtrit në anën e djathtë të ekranit, ose Shiko të gjitha filtrat për më shumë opsione.



  • Për të shfaqur slotet e kohës, modifikoni parametrat duke klikuar mbi ikonën e filtrit në krye të ekranit.



  • Zbritni poshtë dhe aktivizoni opsionin Shfaq slotet e kohës në kalendar dhe klikoni mbi Apliko.



  • Slotet e disponueshme të kohës do të shfaqen menjëherë.
  • Klikoni mbi datën për të cilën dëshironi të planifikoni postimin, krijoni postimin dhe do të hapen slotet e disponueshme të kohës për atë ditë.



  • Përgatitni postimin tuaj sipas dëshirës, duke shtuar etiketat dhe përmbajtjen që ju pëlqen.
  • Klikoni mbi Programo për të bërë ndryshimet përfundimtare.
  • Pasi të klikoni mbi slotin e kohës 14:00 PM, më 19 Mars, kjo kohë dhe datë do të zgjidhen automatikisht.
  • Ju mund të ndryshoni datën dhe të ndryshoni manualisht kohën ose të zgjidhni një tjetër slot të lirë kohe dhe klikoni mbi Konfirmo.



  • Kur të përfundoni, thjesht klikoni mbi Programo.
  • Tani do të jeni në gjendje të shihni atë postim në Kalendar, në vendin e atij sloti kohe.



  • Në fund, nëse nuk dëshironi më që slotet e kohës të jenë të dukshme në faqen tuaj të kalendarit, kthehuni përsëri te parametrat e filtrit dhe çaktivizoni opsionin Shfaq slotet e kohës në kalendar dhe klikoni mbi Apliko.



  • Ju gjithashtu mund të resetoni filtrat e Kalendarit në pamjen fillestare.



Për të vendosur një orar postimesh shkoni te versioni web. Mësoni më shumë për këtë këtu.



Shkruar nga: Brikena Cani


MobileEnd

Përditësuar: 23/04/2026

A ishte ky artikull i dobishëm?

Ndaj mendimin tënd

Anulo

Faleminderit!