Si të shikoni dhe të ripërdorni postimet më të mira të konkurrencës
DesktopStart
Me Publer, tani mund të shikoni dhe të riperdorni postimet më të suksesshme të konkurrentëve tuaj nga Analizat/Statistikat.
Për të riperdorur postimet më të suksesshme të konkurrentëve tuaj nga Analizat/Statistikat:
- Shkoni tek Analiza/Statistikat.
- Zgjidhni një llogari specifike sociale në anën e majtë (Twitter, Facebook, Instagram).
- Navigoni tek skeda Analizë e konkurrencës.
- Zbritni poshtë në seksionin Statistika të postimeve, për të parë performancën e hollësishme të postimeve.
- Keni mundësinë të zgjidhni periudhën tuaj të preferuar kohore. Si parazgjedhje, periudha e zgjedhur kohore është 7 ditët e fundit, por gjithashtu ka opsion për ju të zgjidhni një interval të personalizuar.
- Gjithashtu, mund t'ia rendisni nga angazhimet më të larta deri në ato më të ulëta duke klikuar mbi kategoritë për të gjetur më lehtë postimet tuaja më të suksesshme.
- Pasi të keni identifikuar postimin më të suksesshëm, shikoni kolonën Veprim dhe klikoni mbi tre pikat.
- Do t'ju paraqiten opsionet Ripërdor Postimin, Shpërndaj Postimin, dhe Shiko Postimin.
- Më pas, zgjidhni ose Ripërdor Postimin ose Shpërndaj Postimin në varësi të preferencës apo kërkesës tuaj.
- Së fundi, shtoni prejardhjen përfundimtare dhe programo përkatësisht.
*Shkruar nga: Brikena Cani
DesktopEnd
MobileStart
Me Publer, tani mund të shikoni dhe të riperdorni postimet e performuara më mirë nga konkurentët tuaj nga Analiza.
Për të riperdorur postimet më të suksesshme të konkurrentëve tuaj nga Analiza:
- Shkoni tek Analiza.
- Zgjidhni një llogari specifike sociale në pjesën e sipërme (Twitter, Facebook).
- Navigoni tek skeda Analizë e konkurencës duke lëvizur opsionet e analizës në ekran nga e djathta në të majtë.
- Keni mundësinë të zgjidhni periudhën tuaj të preferuar kohore. Si parazgjedhje, periudha e zgjedhur kohore është 7 ditët e fundit, por gjithashtu ka opsion për ju të zgjidhni një interval të personalizuar.
- Klikoni mbi një nga faqet e konkurentëve që keni shtuar.
- Do të shikoni Performancën e Konkurentit, e cila përfshin: Numrin e Postimeve, Angazhimin, Shtrirjen, Numrin e Videove, Numrin e Fotove, Numrin e Lidhjeve, Numrin e Teksteve/Statusit, Ndjekësit dhe Rritjen e Ndjekësve.
- Më poshtë në faqen e Performancës së Konkurentit, do të shihni Postimet më të Larta të tyre të cilat do t'ju lejojnë të krahasoni angazhimet e përmbajtjes tuaj kundrejt atyre të konkurrentëve tuaj. Mund ta analizoni cilat postime tërhiqën më shumë vëmendjen dhe identifikoni strategjitë që ishin më efektive për ju, si dhe fushat që kërkojnë përmirësim.
- Mund të zgjidhni një nga postimet e paraqitura ose të kërkoni një specifike.
- Mund ta rendisni nga angazhimet më të larta deri te më të ulëtat, shtrirja, lloji etj. për të gjetur më lehtë postimet më të suksesshme të konkurrentëve tuaj.
- Pasi t'i keni identifikuar postimet më të suksesshme, klikoni mbi atë dhe më pas klikoni mbi tre pikat.
- Do t'ju paraqiten opsionet për të Ripërdorur, Shpërndarur, dhe **Shikuar **postimin.
- Më pas, zgjidhni ose Ripërdor Postimin ose Shpërndaj Postimin në varësi të preferencës apo kërkesës tuaj.
- Së fundi, shtoni prejardhjen përfundimtare dhe programo përkatësisht.
*Shkruar nga: Brikena Cani
MobileEnd
Updated on: 13/08/2025
Thank you!