Articles on: Statistika
This article is also available in:

Si të shikosh kohën më të mirë për të postuar të konkurrëncës

DesktopStart


Me Publer, ju mund të gjeni lehtësisht oraret më të mira për të postuar në llogaritë tuaja sociale, bazuar në performancën e postimeve të mëparshme dhe të dhënat e mbledhura.


Si të gjeni orët më të mira për të postuar:


  • Shkoni te Analiza në Publer.
  • Zgjidhni një llogari sociale në të majtë (p.sh. Facebook, Twitter).
  • Hyni te skeda Analiza e Konkurrentëve.



  • Në tabelë do të gjeni kolonën Koha më e mirë për të postuar.
  • Zgjidhni një konkurrent dhe klikoni te Shiko.


Grafiku i Kohës më të Mirë për të Postuar shfaqet sipas Cilësimeve që keni zgjedhur.



  • Mund të krijoni një post direkt për atë orar duke klikuar mbi të dhe pastaj te Krijo Postim.



  • Përgatitni postimin dhe programojeni sipas nevojës.



*Shkruar nga: Brikena Cani


DesktopEnd


MobileStart


Me aplikacionin mobil të Publer, ju mund të shihni oraret më të mira për të postuar të konkurrentëve tuaj, bazuar në postimet e tyre dhe të dhënat e mbledhura. Kjo ju jep një pasqyrë të qartë të strategjisë së tyre dhe ju ndihmon të optimizoni oraret e postimeve tuaja për angazhim maksimal.


Si të gjeni orët më të mira për të postuar të konkurrentëve:


  • Hapni aplikacionin mobil dhe shkoni te Analiza.
  • Zgjidhni një llogari sociale në krye (p.sh. Facebook, Twitter).
  • Në skedën Konkurrentë, klikoni mbi 3 pikat në anën e djathtë të faqes së konkurrentit.



  • Klikoni mbi Shiko orët më të mira.



Grafiku i Orëve më të Mira për të Postuar shfaqet sipas Cilësimeve tuaja. Për shembull, nëse keni caktuar që dita të nisë në orën 11:00 dhe java të nisë të hënën, grafiku do të reflektojë këto zgjedhje.



  • Mund të krijoni një post direkt për atë orar duke klikuar mbi Krijo Postim.



  • Përgatitni postimin dhe programojeni sipas nevojës.



*Shkruar nga: Brikena Cani


MobileEnd


Updated on: 13/09/2025

Was this article helpful?

Share your feedback

Cancel

Thank you!