Si të lidhni llogarië e Instagramit
DesktopStart
Tani mund të lidhni llogaritë tuaja të Instagramit me Publer, me ose pa nevojën për t'u futur në një faqe Facebook.
Për të lidhur llogaritë e Instagramit përmes Facebook:
- Shko te Llogaritë Sociale dhe kliko mbi Lidhu.

- Do të shfaqen dy opsione. Zgjidh atë të quajtur Profesionale (nëpërmjet Facebook) për të vazhduar.

- Në mesazhin tjetër që shfaqet, kliko Vazhdo.

- Më pas, kyçu në llogarinë përkatëse të Facebook, me të cilën je Administrator i faqes që është lidhur me këtë llogari Instagrami.
- Pastaj, zgjidh Vazhdo si ‘Emri yt’ dhe do të ridrejtohesh në Publer.

- Pasi të rikthehesh në Publer, lidh të gjitha llogaritë e Instagramit që dëshiron të përdorësh dhe kliko mbi Vazhdo.

Për të lidhur llogaritë e Instagramit pa përdorur Facebook:
- Shko te Llogaritë Sociale
- Gjej Instagramin dhe kliko mbi +Lidhu.

- Do të shfaqen dy opsione. Zgjidh atë të quajtur Profesionale për të vazhduar.

- Në mesazhin tjetër, kliko Vazhdo.

- Shkruaj kredencialet e llogarisë së Instagramit.

- Do të të kërkohet të autorizosh Publer për të pasur akses në llogarinë tënde.

- Pasi të rikthehesh në Publer, lidh të gjitha llogaritë e Instagramit që dëshiron të përdorësh dhe kliko mbi Vazhdo.

DesktopEnd
MobileStart
Për të lidhur llogaritë e Instagramit përmes Facebook:
- Shko te ikona e Publer në anën e majtë.

- Shko te Llogaritë dhe kliko mbi + Shto llogari të reja sociale

- Kliko mbi ikonën Instagram

- Do të shfaqen dy opsione. Zgjidh atë të quajtur Profesionale për të vazhduar.

- Në mesazhin tjetër, kliko Konfirmo.

- Më pas, kyçu në llogarinë përkatëse të Facebook, me të cilën je Administrator i faqes që është lidhur me këtë llogari Instagrami.

- Pastaj, zgjidh Vazhdo si ‘Emri yt’ dhe do të ridrejtohesh në Publer.
- Pasi të rikthehesh në Publer, lidh të gjitha llogaritë e Instagramit që dëshiron të përdorësh dhe kliko mbi Vazhdo.
Për të lidhur llogaritë e Instagramit pa përdorur Facebook:
- Hyr në aplikacion dhe shko te menuja e llogarisë nga ikona në këndin e sipërm majtas.
- Shtyp mbi Shto llogari të reja sociale.

- Kliko mbi ikonën Instagram.

- Do të shfaqen dy opsione. Zgjidh atë të quajtur Profesionale për të vazhduar.

- Në mesazhin tjetër, kliko Konfirmo.

- Shkruaj kredencialet e llogarisë së Instagramit.

- Do të të kërkohet të autorizosh Publer për të pasur akses në llogarinë tënde.
- Pasi të rikthehesh në Publer, lidh të gjitha llogaritë e Instagramit që dëshiron të përdorësh dhe kliko mbi Vazhdo.
MobileEnd
Updated on: 08/07/2025
Thank you!
