Kategori Opsionet e Postimit
Shiko në gjuhë të tjera

Si të etiketosh/përmendesh njerëz ose llogari sociale

Kjo veçori është e disponueshme për Facebook, LinkedIn, Twitter, Instagram, Threads, Bluesky dhe Mastodon.


Në Facebook, mund të përmendësh vetëm faqe, jo profile personale.


Në Twitter, Instagram, Threads, Bluesky dhe Mastodon, mund të përmendësh llogari të personave ose organizatave. Përmendjet e profileve personale të LinkedIn kanë kufizime shtesë, të cilat shpjegohen më poshtë.


Facebook


Për shkak të kufizimeve të API-së, mund të përmendësh vetëm faqe të tjera të Facebook, jo profile personale.


  • Zgjidh të paktën një llogari Facebook.
  • Shkruaj @, të ndjekur nga emri i faqes së Facebook që dëshiron të përmendësh, jo nga emri i saj i përdoruesit.


Përmendja e faqeve të Facebook


  • Mund të përmendësh edhe një faqe Facebook që menaxhon duke vendosur ID-në e faqes, të cilën e gjen te Transparenca e faqes në Facebook.


Përmendja e faqeve të Facebook


  • Zgjidh faqen e duhur nga sugjerimet e kthyera nga Facebook. Ky hap është i nevojshëm për të shtuar përmendjen.


Twitter


  • Zgjidh një llogari Twitter.
  • Shkruaj @, të ndjekur nga emri ose emri i përdoruesit të llogarisë që dëshiron të përmendësh.


Përmendja e llogarive të Twitter


  • Zgjidh llogarinë e duhur nga sugjerimet e kthyera nga Twitter. Ky hap është i nevojshëm për të shtuar përmendjen.


LinkedIn


Mund të përmendësh kontaktet e tua në LinkedIn, ndjekësit e faqeve të kompanive të tua dhe faqe të tjera kompanish. Faqet e kompanive mund t’i kërkosh duke përdorur emrin ose emrin e personalizuar në URL.


Kur kërkon një llogari LinkedIn për ta përmendur, mos vendos presje menjëherë pas emrit. Për shembull, nëse shkruan @Publer,, kërkimi përfundon dhe sugjerimet nuk shfaqen.


Përmendja e faqeve të kompanive në LinkedIn


  • Zgjidh të paktën një llogari LinkedIn.
  • Shkruaj @, të ndjekur nga emri i faqes së kompanisë në LinkedIn që dëshiron të përmendësh.


Duke ndjekur këta hapa, mund të kërkosh edhe ndjekësit e faqes së kompanisë sate.



  • Zgjidh faqen e duhur të kompanisë nga sugjerimet në menu.
  • Nëse nuk e gjen faqen sipas emrit, provo emrin e saj të personalizuar në URL. Ky është emri unik që shfaqet në URL-në e faqes në LinkedIn.





  • Zgjidh gjithmonë sugjerimin e duhur nga menuja për të shtuar përmendjen.



Përmendja e profileve personale në LinkedIn


Mund të përmendësh kontaktet e LinkedIn dhe profile të tjera personale me disa kufizime.


Për shkak të kufizimeve të API-së, mund të përmendësh vetëm kontaktet e tua të shkallës së parë, profilet personale të LinkedIn të lidhura me hapësirat e tua të punës në Publer ose llogaritë që ndjekin faqet e tua në LinkedIn. Nëse emri i një profili ka ndryshuar, por emri i ri nuk është sinkronizuar në Publer, përmendja nuk do të funksionojë.


Sugjerimeve mund t’u duhen disa çaste për t’u shfaqur ndërsa Publer mbledh informacione për kontaktet, faqet dhe ndjekësit e faqeve.


Nëse një kontakt i shkallës së parë i ka çaktivizuar përmendjet ose ka zgjedhur të mos ndajë informacionet e tij me palë të treta jashtë LinkedIn, ai nuk do të shfaqet te sugjerimet.


  • Zgjidh të paktën një llogari LinkedIn.
  • Shkruaj @, të ndjekur nga emri i profilit ose kontaktit që dëshiron të përmendësh.



  • Zgjidh profilin e duhur nga sugjerimet në menu për të shtuar përmendjen.


Instagram


Për shkak të kufizimeve të API-së, Publer mund të sugjerojë vetëm llogaritë e Instagram që përdor ose ke përdorur në Publer. Nëse një llogari nuk shfaqet, mund ta shkruash manualisht emrin e saj të plotë dhe të saktë të përdoruesit në Instagram.


  • Zgjidh të paktën një llogari Instagram.
  • Shkruaj @, të ndjekur nga emri ose emri i përdoruesit të llogarisë që dëshiron të përmendësh.
  • Nëse llogaria shfaqet te sugjerimet, zgjidhe.
  • Përndryshe, shkruaj emrin e plotë të përdoruesit në Instagram, për shembull @instagram.


Publer nuk mund të plotësojë automatikisht ose të kontrollojë drejtshkrimin e emrave të përdoruesve të llogarive personale përmes API-së së Instagram. Kontrollo emrin e përdoruesit para se të ruash ndryshimet.


Përmendja e llogarive të Instagram


  • Pavarësisht nëse zgjedh një sugjerim apo shkruan manualisht emrin e saktë të përdoruesit, përmendja do të zbatohet kur postimi të publikohet.


Mund të etiketosh llogari Instagram edhe drejtpërdrejt në foto. Mëso si të etiketosh llogari në fotot e Instagram.


Threads


Për shkak të kufizimeve të API-së, Publer mund të sugjerojë vetëm llogaritë e Threads që përdor ose ke përdorur në Publer. Nëse një llogari nuk shfaqet, mund ta shkruash manualisht emrin e saj të plotë dhe të saktë të përdoruesit në Threads.


  • Zgjidh llogarinë Threads ku dëshiron të publikosh.
  • Shkruaj @, të ndjekur nga emri ose emri i përdoruesit të llogarisë që dëshiron të përmendësh.
  • Nëse llogaria shfaqet te sugjerimet, zgjidhe, për shembull @publer.
  • Përndryshe, shkruaj manualisht emrin e plotë të përdoruesit në Threads.


Përmendja e llogarive të Threads


  • Pavarësisht nëse zgjedh një sugjerim apo shkruan manualisht emrin e saktë të përdoruesit, përmendja do të zbatohet kur postimi të publikohet.


Para publikimit, mund të kontrollosh përmendjen dhe të bësh ndryshimet e fundit. Mëso më shumë rreth planifikimit të postimeve në Threads.


Bluesky


  • Zgjidh llogarinë Bluesky ku dëshiron të publikosh.
  • Shkruaj @, të ndjekur nga emri ose emri i përdoruesit të llogarisë që dëshiron të përmendësh.


Përmendja e llogarive të Bluesky


  • Zgjidh llogarinë e duhur nga sugjerimet. Ky hap është i nevojshëm për të shtuar përmendjen.


Mastodon


Përmendja e një llogarie Mastodon në të njëjtin server


  • Zgjidh një llogari Mastodon.
  • Shkruaj @, të ndjekur nga emri ose emri i përdoruesit të llogarisë që dëshiron të përmendësh.


Përmendja e llogarive të Mastodon


  • Zgjidh llogarinë e duhur nga sugjerimet. Ky hap është i nevojshëm për të shtuar përmendjen.


Përmendja e një llogarie Mastodon në një server tjetër


  • Zgjidh një llogari Mastodon.
  • Shkruaj @, të ndjekur nga emri ose emri i përdoruesit të llogarisë që dëshiron të përmendësh. Nuk është e nevojshme të përfshish serverin gjatë kërkimit.


Përmendja e llogarive të Mastodon


  • Publer do të shfaqë llogaritë që përputhen me kërkimin nga serverët përkatës.
  • Zgjidh llogarinë e duhur nga sugjerimet për të shtuar përmendjen.


Mund të shkruash manualisht edhe emrin e plotë dhe të saktë të përdoruesit, për shembull @[email protected]. Për llogaritë në një server tjetër, formati është @emripërdoruesit@serveri. Pjesa e serverit nuk llogaritet në kufirin e karaktereve.


Përmendja e llogarive në disa rrjete sociale


Mund të përmendësh të njëjtin person ose markë në disa rrjete sociale duke personalizuar postimin për secilin rrjet dhe duke shtuar llogarinë përkatëse.


Përmendjet janë specifike për secilin rrjet social. Emri i përdoruesit të një llogarie mund të ndryshojë nga një rrjet në tjetrin, prandaj çdo përmendje duhet shtuar veçmas.


  • Nëse përpiqesh të shtosh një përmendje ndërsa janë zgjedhur disa rrjete sociale, do të shfaqet mesazhi: “Përmendjet janë specifike për secilin kanal, ndaj kliko fillimisht për të personalizuar postimin.”
  • Kliko ikonën e personalizimit në këndin e poshtëm majtas të redaktuesit.



  • Në versionin e postimit për secilin rrjet, shkruaj @, të ndjekur nga emri ose emri i përdoruesit të llogarisë përkatëse.
  • Zgjidh llogarinë e duhur nga sugjerimet kur kërkohet. Për rrjetet që lejojnë shkrimin manual të emrave të përdoruesve, sigurohu që emri i plotë është i saktë.



  • Kontrollo përmendjet në çdo version, pastaj publiko ose planifiko postimin.


Për udhëzimet e plota, shiko si të përmendësh llogari në disa rrjete sociale.



Shkruar nga: Brikena Cani

Përditësuar: 01/11/2026

A ishte ky artikull i dobishëm?

Ndaj mendimin tënd

Anulo

Faleminderit!