Si të programoni sondazhe në Mastodon
DesktopStart
Tani mund të programoni lehtësisht sondazhet e Mastodonit përmes Publer! Ky funksion ju lejon të angazhoheni me publikun tuaj duke krijuar dhe programuar sondazhe me parë, në mënyrë që të mbledhni reagime të vlefshme ose të rrisni ndërveprimin në llogarinë tuaj të Mastodonit.
Për të programuar sondazhet e Mastodonit:
- Klikoni mbi butonin Krijo.
- Zgjidhni llogarinë e Mastodonit dhe shkruani pyetjen e sondazhit në përshkrim.
- Klikoni mbi ikonen e sondazhit.
- Filloni të shkruani opsionet që përdoruesit mund të zgjedhin.
- Për të shtuar më shumë se 2 opsione, klikoni mbi + Shto opsion. Mund të shtoni deri në 4 opsione.
- Nëse keni nevojë të hiqni një nga opsionet e sondazhit mund të klikoni mbi ikonën e minusit në anën e djathtë.
- Zgjidhni kohezgjatjen e sondazhit (deri në 1 javë).
- Ruani sondazhin dhe e parapejshtroni atë në Parapamjen e Postimit para se ta programoni.
Mbani mend:
- Opsionet e sondazhit duhet të jenë vetëm tekst. Figurat, Gifs dhe videoklipet nuk mbështeten.
- Numri minimal i opsioneve që mund të shtoni në një sondazh është 2. Nuk mund të krijoni një sondazh me më pak se 2 opsione.
- Mastodon nuk e lejon shtimin e opsioneve të dyfishta.
- Çdo opsion i sondazhit ka një limit 50 karakteresh për Mastodon.
- Mund të redaktoni një sondazh të publikuar të Mastodonit.
- Pyetja e sondazhit duhet të përfshihet në përshkrimin e postimit.
- Kur postohen sondazhe në grup në LinkedIn, Twitter dhe Mastodon, ekziston një limit prej 25 karakteresh që zbatohet për të gjitha llogaritë (pasi Twitter ka limitin më të ulët).
*Shkruar nga: Brikena Cani
DesktopEnd
MobileStart
Tani mund të programoni lehtësisht sondazhet e Mastodonit përmes Publer! Ky funksion ju lejon të angazhoheni me publikun tuaj duke krijuar dhe programuar sondazhe me parë dhe kontrollohet reagime të vlefshme ose të rrisni ndërveprimin në llogarinë tuaj të Mastodonit.
Për të programuar sondazhet e Mastodonit:
- Klikoni mbi butonin Krijo.
- Zgjidhni llogarinë e Mastodonit dhe shkruani pyetjen e sondazhit në përshkrim.
- Klikoni mbi ikonen e sondazhit.
- Filloni të shkruani opsionet që përdoruesit mund të zgjedhin.
- Për të shtuar më shumë se 2 opsion, klikoni mbi + Shto opsion. Mund të shtoni deri në 4 opsione.
- Nëse keni nevojë të hiqni një nga opsionet e sondazhit mund të klikoni mbi ikonën e koshit në anën e djathtë.
- Zgjidhni kohezgjatjen e sondazhit (deri në 1 javë) dhe klikoni Ruaj.
- Për ta parapejshtruar, klikoni mbi ikonën e syrit pranë Vazhdo dhe paraprevizualizoni sondazhin në Parapamje e postimit para se ta programoni.
Mbani parasysh:
- Opsionet e sondazhit duhet të jenë vetëm tekst. Figurat, Gifs dhe videoklipet nuk mbështeten.
- Numri minimal i opsioneve që mund të shtoni në një sondazh është 2. Nuk mund të krijoni një sondazh me më pak se 2 opsione.
- Mastodon nuk e lejon shtimin e opsioneve të dyfishta.
- Çdo opsion i sondazhit ka një limit 50 karakteresh për Mastodon.
- Mund të redaktoni një sondazh të publikuar të Mastodonit.
- Pyetja e sondazhit duhet të përfshihet në përshkrimin e postimit.
- Kur postohen sondazhe në grup në LinkedIn, Twitter dhe Mastodon, ekziston një limit prej 25 karakteresh që zbatohet për të gjitha llogaritë (pas Twitter ka limitin më të ulët).
*Shkruar nga: Brikena Cani
MobileEnd
Updated on: 08/10/2025
Thank you!