Si të shikoni dhe përdorni blloqet e kohës të disponueshme në planifikuesin kalendarik
DesktopStart
Nëse keni vendosur një orar postimesh dhe keni krijuar slotet e kohës për një llogari të caktuar, ato do të shfaqen në Kalendar ose kur jeni duke programuar një postim.
Për të parë dhe përdorur slotet e kohës:
- Shkoni te Kalendari.
- Zgjidhni një llogari sociale me një orar postimi.
- Për të shfaqur slotet e kohës, modifikoni parametrat duke klikuar mbi ikonën pranë menysë në anën e djathtë të ekranit. Thjesht zgjidhni Shfaq slotet e kohës nga opsionet e disponueshme.

- Slotet e disponueshme të kohës do të shfaqen menjëherë.

- Klikoni mbi slotin e kohës për të cilin dëshironi të planifikoni postimin.
- Përgatitni postimin tuaj sipas dëshirës, duke shtuar etiketat dhe përmbajtjen që ju pëlqen.

- Klikoni mbi Programo për të bërë ndryshimet përfundimtare.
- Pasi të klikoni mbi slotin e kohës 7:00 AM, më 7 Mars, kjo kohë dhe datë do të zgjidhen automatikisht.
- Ju mund të ndryshoni datën dhe të ndryshoni manualisht kohën ose të zgjidhni një tjetër slot të lirë kohe.

- Kur të përfundoni, thjesht klikoni mbi Programo.
- Tani do të jeni në gjendje të shihni atë postim në Kalendar, në vendin e atij sloti kohe.

- Në fund, nëse nuk dëshironi më që slotet e kohës të jenë të dukshme në faqen tuaj të kalendarit, kthehuni përsëri te parametrat dhe zgjidhni Fsheh slotet e kohës.

Për të mësuar më shumë mbi slotet e kohës dhe orarin e postimeve shkoni këtu.
DesktopEnd
MobileStart
Nëse keni vendosur një orar postimesh dhe keni krijuar slotet e kohës për një llogari të caktuar, ato do të shfaqen në Kalendar ose kur jeni duke programuar një postim.
Për të parë dhe përdorur slotet e kohës në aplikacionin mobil:
- Shkoni te Kalendari.

- Zgjidhni një llogari sociale me një orar postimi.
- Mund të filtroni postimet duke klikuar mbi Të gjitha postimet, ikonën e filtrit në anën e djathtë të ekranit, ose Shiko të gjitha filtrat për më shumë opsione.

- Për të shfaqur slotet e kohës, modifikoni parametrat duke klikuar mbi ikonën e filtrit në krye të ekranit.

- Zbritni poshtë dhe aktivizoni opsionin Shfaq slotet e kohës në kalendar dhe klikoni mbi Apliko.

- Slotet e disponueshme të kohës do të shfaqen menjëherë.
- Klikoni mbi datën për të cilën dëshironi të planifikoni postimin, krijoni postimin dhe do të hapen slotet e disponueshme të kohës për atë ditë.

- Përgatitni postimin tuaj sipas dëshirës, duke shtuar etiketat dhe përmbajtjen që ju pëlqen.
- Klikoni mbi Programo për të bërë ndryshimet përfundimtare.
- Pasi të klikoni mbi slotin e kohës 14:00 PM, më 19 Mars, kjo kohë dhe datë do të zgjidhen automatikisht.
- Ju mund të ndryshoni datën dhe të ndryshoni manualisht kohën ose të zgjidhni një tjetër slot të lirë kohe dhe klikoni mbi Konfirmo.

- Kur të përfundoni, thjesht klikoni mbi Programo.
- Tani do të jeni në gjendje të shihni atë postim në Kalendar, në vendin e atij sloti kohe.

- Në fund, nëse nuk dëshironi më që slotet e kohës të jenë të dukshme në faqen tuaj të kalendarit, kthehuni përsëri te parametrat e filtrit dhe çaktivizoni opsionin Shfaq slotet e kohës në kalendar dhe klikoni mbi Apliko.

- Ju gjithashtu mund të resetoni filtrat e Kalendarit në pamjen fillestare.

Për të vendosur një orar postimesh shkoni te versioni web. Mësoni më shumë për këtë këtu.
Shkruar nga: Brikena Cani
MobileEnd
Përditësuar: 23/04/2026
Faleminderit!
