Si të aplikoni opsionet e postimeve për të gjitha postimet njëherësh
Opsioni Apliko për të gjitha postimet ju lejon të programoni qindra postime në masë për të gjitha llogaritë sociale duke aplikuar të njëjtat parametra për të gjitha në një hap.
Për të aplikuar opsionet e postimit për të gjitha postimet njëherësh:
- Klikoni në butonin Krijo.
- Ngarkoni disa postime në grup. Mësoni më shumë mbi programimin në grup këtu.
- Zgjidhni një ose disa llogari sociale në anën e majtë.
- Kur ju nevojitet të bëni ndonjë ndryshim në opsionet e postimeve, klikoni mbi Apliko për të gjitha postimet për çdo parametër.
Programim automatik/Ripërdor
- Zgjidhni të programoni postimet në mënyrë automatike Programim automatik ose t'i ripërdorni ato Ripërdor duke klikuar mbi shigjetën e zbritjes.
- Ju mund të zgjidhni etiketa dhe opsione të tjera gjatë parametrizimit të Programimit automatik ose Ripërdorjes.
- Për të aplikuar këto parametra për të gjitha postimet, klikoni mbi Apliko për të gjitha postimet.
- Ruaj dhe programo postimet siç është e përshtatshme.
Vendndodhje
- Klikoni mbi ikonën e vendndodhjes.
- Zgjidhni një vendndodhje për postimet tuaja.
- Klikoni Apliko për të gjitha postimet për të aplikuar të njëjtën vendndodhje për çdo postim.
- Ruaj dhe programo postimet siç është e përshtatshme.
Opsionet e medias
- Klikoni mbi ikonën e medias.
- Zgjidhni Logo/ Album ose Board për secilën llogari sociale përkatësisht.
- Klikoni Apliko për të gjitha postimet për të siguruar që të gjitha parametrat e medias të aplikohen në të gjitha postimet.
- Ruaj dhe programo postimet siç është e përshtatshme.
Nënshkrim
- Klikoni mbi ikonën e penës për të qasur nënshkrimet.
- Zgjidhni Nënshkrimin të preferuar.
- Klikoni Apliko për të gjitha postimet që nënshkrimi të shtohet në çdo postim.
- Ruaj dhe programo postimet siç është e përshtatshme.
Koment pasues
- Klikoni mbi ikonën e mesazhit për të shtuar komente pasuese.
- Shtoni komentet dhe klikoni Apliko për të gjitha postimet që të gjitha postimet të përfshijnë të njëjtin koment.
- Ju mund të përshtatni midis llogarive sociale. Mësoni më shumë për këtë këtu.
- Ruaj dhe programo postimet siç është e përshtatshme.
Shpërndarje automatike
- Klikoni mbi ikonën e ndarjes.
- Parametrizoni Shpërndarjen automatike për postimet tuaja.
- Klikoni Apliko për të gjitha postimet që të njëjtat parametra të Shpërndarjes automatike të aplikohen për krejt postimet.
- Ruaj dhe programo postimet siç është e përshtatshme.
Fshirje automatike
- Klikoni mbi ikonën e koshit.
- Caktoni kohën e fshirjes automatike për postimin.
- Klikoni Apliko për të gjitha postimet që të gjitha postimet të ndjekin të njëjtën rregull të fshirjes automatike.
- Ruaj dhe programo postimet siç është e përshtatshme.
Shto një vonesë midis llogarive
- Klikoni mbi ikonën e orës me rërë.
- Caktoni kohën e vonesës midis postimeve.
- Klikoni Apliko për të gjitha postimet që të gjitha postimet të ndjekin të njëjtën rregull të vonesës. Mësoni më shumë të shtoni një vonesë midis llogarive këtu.
- Ruaj dhe programo postimet siç është e përshtatshme.
*Shkruar nga: Brikena Cani
Updated on: 20/10/2025
Thank you!