Si të filtroni mediat sipas etiketave
DesktopStart
Kur ke shumë skedarë media në Bibliotekën e Medias, ndonjëherë mund të jetë e vështirë t’i gjesh shpejt. Megjithatë, përdorimi i etiketave të lejon të kërkosh dhe filtrash median më lehtë.
Për të kërkuar ose filtruar media sipas etiketave:
- Nga shiriti i navigimit në të majtë, shko te skeda Biblioteka e Medias.
- Do të shohësh të gjitha etiketat nën fushat Kërko media dhe Filtro sipas, siç tregohet më poshtë:

- Zgjidh një etiketë për të parë të gjitha mediat e lidhura me të.
- Mund të kërkosh gjithashtu etiketa duke klikuar shigjetën e listës në të majtë dhe duke përdorur fushën Kërko etiketë:

- Kjo është shumë e dobishme kur ke shumë etiketa dhe dëshiron të gjesh një të caktuar.
- Për shembull, për të gjetur media me etiketën Cats, mjafton të kërkosh “Cats” dhe ta zgjedhësh atë për të parë skedarët përkatës.

- Mund të filtrash gjithashtu median duke zgjedhur disa etiketa njëkohësisht (p.sh. Coffee, Cats). Kjo do të shfaqë median që përputhet me njërën ose tjetrën etiketë.

- Në fund, mund të përdorësh etiketat Të preferuara, Canva ose VistaCreate për të aksesuar shpejt këto media.
Përdorimi i dosjeve bashkë me etiketat
- Nëse media është e organizuar në dosje ose nën-dosje, mund të hapësh fillimisht një dosje specifike dhe më pas të filtrash median sipas etiketave brenda saj.
- Kur kërkon ose filtrash brenda një dosjeje, do të shfaqet vetëm media e ruajtur në atë dosje.

- Kjo e bën më të lehtë ngushtimin e rezultateve kur menaxhon media për fushata, marka ose klientë të ndryshëm.
DesktopEnd
MobileStart
Kur keni shumë media në Bibliotekën e Mediave, mund të jetë e vështirë t’i gjeni shpejt. Megjithatë, duke përdorur etiketat, mund të kërkoni dhe t’i filtroni ato lehtësisht.
Si të kërkoni ose të filtroni media sipas etiketave në aplikacionin mobil:
- Shkoni te skeda Biblioteka e Mediave.

- Do të shihni të gjitha etiketat tuaja nën fushat "Kërko media" dhe "Shto media", siç tregohet më poshtë:

- Mund të zgjidhni një etiketë dhe të shihni të gjitha mediat e lidhura me të.
- Gjithashtu, mund të kërkoni për etiketa duke përdorur fushën Kërko media. Kjo është e dobishme kur keni shumë etiketa dhe doni të gjeni një specifike.

- Mund të filtroni gjithashtu median duke zgjedhur disa etiketa njëherësh (p.sh. #MemeFriday, Ambasador, Kohët më të mira për të postuar). Kjo do të shfaqë mediat që kanë njërën ose tjetrën etiketë.

- Së fundi, mund të përdorni etiketat e Preferuara, Canva ose VistaCreate në krye të faqes për të parë mediat përkatëse.

MobileEnd
*Shkruar nga: Brikena Cani
Updated on: 28/12/2025
Thank you!
