A successful alert
A warning alert
A danger alert
A info alert
Zgjeroji rrjetet sociale me anë të analitikës së thelluar
Analizo rezultatet e postimeve në rrjetet sociale, statistikat e postimeve, hashtagët dhe konkurrentët, duke përdorur veglën e "Publer"-it për analitikën e rrjeteve sociale.
Monitoro statistikat e rrjeteve sociale në një panel të vetëm
Thjeshtoje strategjinë duke përdorur analitikat e fuqishme të postimeve

Gjej hashtagët më të mirë për përhapjen maksimale të postimeve

A mund të gjurmoj analizat e të gjitha kanaleve e rrjeteve sociale në një vend?
Me panelin e unifikuar të Publer, ti mund të monitorosh performancën në të gjitha llogaritë e tua në rrjetet sociale, të gjurmosh angazhimin, përhapjen, klikimet dhe shumë të tjera në një vend.
Cilat metrika të rrjeteve sociale mund të gjurmoj me analizat e rrjeteve sociale të Publer?
Me Publer ti mund të gjurmosh informacione bazë si përhapjen, pëlqimet, komentet si dhe metrika më të detajuara si shkalla e angazhimit, shkalla e përhapjes, shkalla e klikimeve, rritja e ndjekësve, kohët më të mira për të postuar dhe performanca individuale e postimeve.
Si funksionon analiza e konkurrentëve në Publer?
Mjeti i analizës së konkurrentëve i Publer të lejon të gjurmosh rritjen e ndjekësve, metrikat e angazhimit, postimet me performancë të lartë si dhe kohët optimale të postimit për konkurrentët e tu në Facebook, Instagram dhe X/Twitter. Përdor këto informacione për të rafinuar strategjinë tënde, për të zbuluar trendet dhe për të postuar në kohën e duhur për ndikim maksimal.
A mund të shkarkoj raportet e rrjeteve sociale nga Publer?
Absolutisht. Eksporto raporte të detajuara në PDF për prezantime ose CSV për analiza më të thella - ideale për agjencitë, tregtarët dhe ekipet.
A mund të kenë akses anëtarët e tjerë në analitikat e hapësirës së punës?
Po, anëtarët e hapësirës tënde të punës mund të kenë akses në të dhënat analitike për çdo llogari sociale që kanë leje për të parë. Kjo përfshin mundësinë për të eksportuar ato raporte si dokumente PDF/CSV për analiza ose ndarje të mëtejshme të këtij informacioni.
A mund ta shoh analytics për një afat kohor specifik?
Absolutisht! Publer të lejon të përcaktosh një interval datash të personalizuar për të analizuar performancën tënde në rrjetet sociale. Kjo të lejon të krahasosh jehonën që kanë patur postimet e tua tek audienca me kalimin e kohës, si p.sh. një krahasim vit pas viti.
A më ndihmon Publer të gjej kohën më të mirë për të postuar?
Po. Publer analizon audiencën tënde, të dhënat historike dhe aktivitetin e konkurrentëve për të rekomanduar kohën optimale të postimit për angazhim maksimal.
Si ndihmon Publer me analizën e hashtag-eve për rrjetet sociale?
Analiza e Hashtag-eve e Publer tregon se si performojnë hashtag-et e tu duke matur përhapjen dhe angazhimin, duke tu ndihmuar të identifikosh ato më efektivet për përmbajtjen tënde.
























