Si të redaktoni postimet e programuara
DesktopStart
Nëse harron diçka gjatë programimit të një postimi, gjithmonë mund ta ndryshosh më vonë.
Për të redaktuar postimet që janë krijuar tashmë:
- Shko në faqen e Kalendarit dhe aplikoni filtrat që ju nevojiten.
- Zgjidh Të Programuara.
- Filtron bazuar në llogarinë sociale ose etiketat .
- Nëse thjeshtë dëshiron të ndryshosh kohën dhe datën e postimit, kliko mbi vlerën e kohës në cepin e djathtë të lartë.
- Kliko Redakto nëse dëshiron të bëj ndryshime në përmbajtjen e postimit.
- Përfundimisht, kliko mbi Ruaj për ta përditësuar postimin.
- Gjithmonë mund të bësh Parapamje të postimit pas ndryshimeve duke klikuar mbi ikonën Parapamje (ikona e syrit) nën postim.
Mund të redaktosh:
- Postimet e dështuara
- Draftet
- Ripërdorimin
- Përsëritjet
Ose, mund të redaktosh postimet e tua brenda Kalendarit . Mëso më shumë rreth kësaj këtu .
DesktopEnd
MobileStart
Nëse harron diçka gjatë programimit të një postimi, gjithmonë mund ta ndryshosh më vonë.
Për të redaktuar postimet që janë krijuar tashmë në versionin për celular:
- Kliko mbi ikonën e Kalendarit në fund të ekranit.
- Te ikona e postimeve zgjidh Pamjen e Listës për të parë të gjithë postimet.
- Kliko në ikonën e filtrit në krye të ekranit.
- Zgjidh postimet E Programuara dhe hap postimin që dëshiron të ndryshosh.
- Shtyp pikat tre në cepin e djathtë të ekranit dhe zgjidh Redakto.
- Pas redaktimit shtyp mbi Ruaj për të përditësuar postimin.
Mund të redaktosh:
- Postimet e Programuar
- Postimet e Dështuara
- Draftet
Për të ri-programuar postimet e krijuar në versionin për celular:
- Hap postimin që dëshiron të ndryshosh.
- Shtyp pikat tre në cepin e djathtë të ekranit dhe pastaj zgjidh Ri-programo .
- Zgjidh ditën dhe kohën e dëshiruar dhe pastaj shtyp Konfirmo .
MobileEnd
*Përditësuar nga: Brikena Cani
Updated on: 22/09/2025
Thank you!