Ku mund të ruaj media-t për CSV?
Ruajtja e Mediave
Ju mund të përfitoni plotësisht nga Biblioteka e Media e Publer, e cila ofron ruajtje të pakufizuar për të gjitha mediat tuaja. Kjo ju lejon të shtoni mediat tuaja drejtpërdrejt në file-in tuaj CSV, pa u mbështetur në shërbime të jashtme cloud, ose duke kopjuar URL-të individualisht ose në grup.
Ju lutemi kini parasysh se kur ngarkoni një file media në Publer, ai nuk ruhet menjëherë në hapësirën tonë kryesore cloud. Në vend të kësaj, për të përshpejtuar procesimin dhe për të siguruar një përvojë të qetë përdoruesi, media fillimisht ruhet përkohësisht në serverat tanë të brendshëm para se të transferohet në ruajtjen e përhershme cloud.
- app.publer.com/tmp është serveri ynë ku media fillimisht ruhet.
- cdn.publer.com është ruajtja jonë kryesore cloud.
Kjo do të thotë se URL-ja e medias që kopjoni fillimisht mund të përmbajë /temp/ në rrugën e saj, sidomos nëse e kopjoni menjëherë pas ngarkimit të file-it në Bibliotekën e Media. Ky link /temp/ ose i përkohshëm është i vlefshëm vetëm për një kohë të kufizuar, pasi media në fund transferohet në ruajtjen e përhershme cloud. Kur ky transferim përfundon, link-u /temp/ nuk do të jetë më i arritshëm.
Në këtë rast, ne rekomandojmë të prisni që ngarkimi të përfundojë plotësisht brenda Publer përpara se të kopjoni URL-të e medias, duke siguruar që ato të mos përfshijnë më /temp/, dhe më pas të përdorni link-et e reja CDN. Megjithatë, nëse keni nevojë ta planifikoni përmbajtjen menjëherë, sigurohuni të ngarkoni file-in CSV menjëherë pas kopjimit të link-eve të përkohshme.
Përndryshe, ju gjithashtu mund të ruani mediat tuaja në çdo cloud online, si Google Drive, Dropbox, OneDrive, etj. Pasi të keni mediat, thjesht kopjoni link-un dhe shtojeni atë në file-in CSV.
Biblioteka e Media
Pasi të keni ngarkuar mediat në Bibliotekën e Media, ju mund t’i përdorni ato brenda file-it CSV si më poshtë:
- Shkoni te Biblioteka e Media në Publer.
- Gjeni median që dëshironi të shtoni në file-in CSV.
Për të kopjuar URL-të e medias së ruajtur në grup:
- Zgjidhni të gjitha mediat që dëshironi të përdorni dhe kopjoni URL-të.
- Pasi të keni zgjedhur të gjitha mediat që ju duhen, klikoni Kopjo URL-të.
- Më pas do të keni mundësi të kopjoni URL-të e medias ose si Comma Separated ose si New-Line Separated.
- Më pas, paste-i ato në modelin e file-it CSV, dhe kur të përfundoni, ngarkoni file-in përsëri në Publer.
- Në fund, planifikoni postimet sipas nevojës.
Për të kopjuar URL-në e medias së ruajtur një nga një:
Për Foto:
- Sigurohuni që të klikoni mbi foton për ta hapur fillimisht në rezolucion të lartë.
- Pastaj, klikoni me të djathtën mbi foton dhe zgjidhni Kopjo adresën e fotos.
Për Video:
- Sigurohuni që të klikoni mbi videon për ta hapur fillimisht.
- Pastaj, klikoni me të djathtën mbi videon dhe zgjidhni Kopjo adresën e videos.
- Në fund, shkoni te file-i CSV dhe paste link-un në kolonën Media URL, URL-në e fotos ose videos sipas rastit.
Mësoni më shumë rreth formatit CSV që duhet të përdorni këtu dhe si të planifikoni në grup duke përdorur file-in CSV.
*Përditësuar nga: Brikena Cani
Updated on: 04/09/2025
Thank you!