Si të organizoni skedarët e mediave në dosje
DesktopStart
Mund ta mbash të organizuar Bibliotekën e Medias duke i renditur skedarët në dosje dhe nën-dosje. Kjo e bën më të lehtë gjetjen, ripërdorimin dhe menaxhimin e imazheve, videove dhe GIF-eve.
Për të organizuar median në dosje:
- Shko te skeda Biblioteka e Medias.

- Hape menunë dhe zgjidh Shto dosje të re.

- Jepi një emër dosjes dhe ruaje.

- Për të krijuar një nën-dosje, hap një dosje ekzistuese dhe kliko përsëri Shto dosje të re. Mund të krijosh sa dosje dhe nën-dosje të duash.
- Mund të shtosh foto, video ose GIF në çdo dosje ose nën-dosje dhe ndryshimet do të shfaqen menjëherë.
- Kliko Shto skedar të ri për t’i shtuar.

Mund të menaxhosh dosjet edhe duke:
Duke klikuar tre pikat dhe duke zgjedhur një nga opsionet më poshtë:

- Redakto për të riemërtuar një dosje ose nën-dosje.

- Fshi për të hequr një dosje ose nën-dosje që nuk të nevojitet më.

- Zhvendos për të vendosur një dosje brenda një dosjeje ose nën-dosjeje tjetër, ose për ta zhvendosur në një dosje të re.

Mund ta organizosh median edhe duke përdorur etiketa.
DesktopEnd
MobileStart
Mund ta mbash të organizuar Bibliotekën e Medias duke i renditur skedarët në dosje dhe nën-dosje. Kjo e bën më të lehtë gjetjen, ripërdorimin dhe menaxhimin e imazheve, videove dhe GIF-eve.
Për të organizuar median në dosje:
- Shko te skeda Biblioteka e Medias.

- Hape menunë dhe zgjidh Shto dosje të re.

- Jepi një emër dosjes dhe kliko Krijo.

- Për të krijuar një nën-dosje, hap një dosje ekzistuese dhe kliko përsëri Shto dosje të re. Mund të krijosh sa dosje dhe nën-dosje të duash.
- Mund të shtosh foto, video ose GIF në çdo dosje ose nën-dosje dhe ndryshimet do të shfaqen menjëherë.
- Kliko Shto media të reja për t’i shtuar.

Mund të menaxhosh dosjet edhe duke:
Duke klikuar tre pikat dhe duke zgjedhur një nga opsionet më poshtë:

- Riemërto dosjen për të riemërtuar një dosje ose nën-dosje.

- Fshi për të hequr një dosje ose nën-dosje që nuk të nevojitet më.

- Zhvendos për të vendosur një dosje brenda një dosjeje ose nën-dosjeje tjetër, ose për ta zhvendosur në një dosje të re.

- Mund të zhvendosësh edhe disa skedarë media njëkohësisht në një dosje të caktuar duke i përzgjedhur dhe duke klikuar ikonën e dosjes sipër.

- Ose zhvendos një skedar të vetëm duke klikuar mbi të dhe më pas duke shtypur Zhvendos.

Mund ta organizosh median edhe duke përdorur etiketa.
MobileEnd
*Shkruar nga: Brikena Cani
Updated on: 14/01/2026
Thank you!
