Si të organizoni skedarët e mediave në dosje
DesktopStart
Mund ta mbani Bibliotekën tuaj të medias të organizuar duke i ndarë skedarët në dosje dhe nëndosje. Kjo e bën më të lehtë gjetjen, ripërdorimin dhe menaxhimin e imazheve, videove dhe GIF-eve.
Për të organizuar media në dosje:
- Shkoni te skeda Biblioteka e medias.
- Hapni menunë zbritëse dhe zgjidhni Shto dosje të re.

- Vendosini një emër dosjes dhe ruajeni.

- Për të krijuar një nëndosje, hapni një dosje ekzistuese dhe klikoni sërish Shto dosje të re. Mund të krijoni aq dosje dhe nëndosje sa ju nevojiten.
- Mund të shtoni foto, video ose GIF-e në çdo dosje ose nëndosje dhe t’i shihni ndryshimet menjëherë.
- Klikoni Shto skedar të ri për t’i shtuar ato.

Mund t’i menaxhoni dosjet edhe duke:
Klikuar tre pikat dhe duke zgjedhur një nga opsionet e mëposhtme:

- Ndrysho për të riemërtuar një dosje ose nëndosje.

- Fshi për të hequr një dosje ose nëndosje që nuk ju nevojitet më.

- Zhvendos për ta vendosur një dosje brenda një dosjeje ose nëndosjeje tjetër, ose për ta zhvendosur në një dosje të sapokrijuar.

Mund t’i organizoni mediat tuaja edhe sipas etiketave.
DesktopEnd
MobileStart
Mund ta mbani Bibliotekën tuaj të medias të organizuar duke i ndarë skedarët në dosje dhe nëndosje. Kjo e bën më të lehtë gjetjen, ripërdorimin dhe menaxhimin e imazheve, videove dhe GIF-eve.
Për të organizuar media në dosje:
- Shkoni te skeda Biblioteka e medias.

- Hapni menunë zbritëse dhe zgjidhni Shto dosje të re.

- Vendosini një emër dosjes dhe klikoni Krijo.

- Për të krijuar një nëndosje, hapni një dosje ekzistuese dhe klikoni sërish Shto dosje të re. Mund të krijoni aq dosje dhe nëndosje sa ju nevojiten.
- Mund të shtoni foto, video ose GIF-e në çdo dosje ose nëndosje dhe t’i shihni ndryshimet menjëherë.
- Klikoni Shto media të reja për t’i shtuar ato.

Mund t’i menaxhoni dosjet edhe duke:
Klikuar tre pikat dhe duke zgjedhur një nga opsionet e mëposhtme:

- Riemërto dosjen për të riemërtuar një dosje ose nëndosje.

- Fshi për të hequr një dosje ose nëndosje që nuk ju nevojitet më.

- Zhvendos për ta vendosur një dosje brenda një dosjeje ose nëndosjeje tjetër, ose për ta zhvendosur në një dosje të sapokrijuar.

- Mund të zhvendosni edhe disa skedarë media në një dosje specifike duke i zgjedhur dhe duke klikuar ikonën e dosjes në krye.

- Ose mund të zhvendosni një skedar të vetëm media duke klikuar mbi të dhe më pas duke shtypur Zhvendos.

Mund t’i organizoni mediat tuaja edhe sipas etiketave.
MobileEnd
*Shkruar nga: Brikena Cani
Përditësuar: 29/06/2026
Faleminderit!
