Si të anuloj abonimin tim?
DesktopStart
Nëse dëshironi të ndaloni ose pezulloni rinovimin automatik të abonimit tuaj në Publer, duhet ta anuloni ose ta pezulloni abonimin te Cilësimet > Faturimi.
Si ta anuloni abonimin tuaj:
- Klikoni në menunë e profilit dhe shkoni te Cilësimet.

- Më pas, shkoni te Faturimi dhe klikoni Anuloni ose pezulloni abonimin.

- Zgjidhni Anulo abonimin.

- Më pas, do t'ju duhet të konfirmoni anulimin duke selektuar opsionin përkatës dhe duke klikuar butonin Konfirmo anulimin.

- Ky hap është opsional, por përpara se të anuloni abonimin, mund të ndani edhe mendimin tuaj për përvojën me Publer duke klikuar Lini përshtypje.

- Nëse nuk jeni të sigurt për anulimin e abonimit dhe dëshironi ndihmë përpara se të merrni një vendim, mund të kontaktoni ekipin e suportit duke klikuar Bisedoni me suportin. Ekipi ynë është gati t'u përgjigjet pyetjeve ose shqetësimeve tuaja dhe t'ju ofrojë ndihmën e nevojshme përpara se të merrni vendimin përfundimtar.
Mbani parasysh:
- Nëse kaloni nga një plan me pagesë në planin FALAS, të gjitha postimet tuaja të planifikuara do të humbasin.
- Mund të vazhdoni të përdorni versionin me pagesë deri në përfundimin e abonimit ose periudhës së provës, përveç rastit kur kërkoni një rimbursim.
- Kur anuloni abonimin tuaj, keni 24 orë kohë për t'u riabonuar pa humbur asnjë të dhënë. Pas riabonimit, do të tarifoheni me shumën e plotë, por ne do t'ju rimbursojmë për periudhën e mbivendosur.
- Ju keni mundësinë ta pezulloni abonimin tuaj, gjë që ju lejon të ruani të gjitha postimet, statistikat dhe të dhënat e llogarisë. Mund ta rifilloni abonimin në çdo kohë pa humbur asnjë të dhënë.
Përditësuar nga: John Ezekiel Jacinto
DesktopEnd
MobileStart
Nëse dëshironi ta anuloni abonimin tuaj në Publer duke përdorur aplikacionin celular, ndiqni hapat e mëposhtëm.
Si ta anuloni abonimin tuaj në iOS:
- Klikoni ikonën e profilit në këndin e sipërm majtas të ekranit.

- Klikoni Cilësimet e llogarisë.

- Zgjidhni Plani aktual nga opsionet.

- Më pas, klikoni Menaxho abonimin.

- Këtu do të mund të shihni abonimin tuaj. Klikoni mbi të.

- Zgjidhni abonimin tuaj dhe shtypni Anulo abonimin ose Anulo provën falas.

- Më pas, do t'ju duhet të konfirmoni anulimin duke klikuar butonin Konfirmo.

- Statusin e planit tuaj do ta shihni te detajet e planit.

Mbani parasysh:
- Nëse kaloni nga një plan me pagesë në planin FALAS, të gjitha postimet tuaja të planifikuara do të humbasin.
- Do të vazhdoni të përdorni versionin me pagesë deri në përfundimin e abonimit ose periudhës së provës, edhe nëse kërkoni një rimbursim. Në varësi të arsyes së kërkesës për rimbursim, Apple mund ta miratojë ose jo kërkesën tuaj.
- Nuk do të keni mundësi ta pezulloni abonimin në iOS.
Si ta anuloni abonimin tuaj në Android:
- Klikoni ikonën e profilit në këndin e sipërm majtas të ekranit.

- Klikoni Cilësimet e llogarisë.

- Zgjidhni Plani aktual nga opsionet.

- Më pas, klikoni Menaxho abonimin.

- Këtu do të mund të shihni abonimin tuaj. Mund të zgjidhni Anulo abonimin ose Anulo provën falas.

- Do të shfaqet një dritare që ju pyet nëse dëshironi ta pezulloni abonimin. Nëse jo, vazhdoni me anulimin duke klikuar "Jo, faleminderit".

- Më pas, do t'ju duhet të zgjidhni një arsye për anulimin dhe ta konfirmoni duke klikuar butonin Anulo abonimin.

- Statusin e planit tuaj do ta shihni te detajet e planit.

- Nëse ndryshoni mendje, mund të zgjidhni Riabonohu.

Mbani parasysh:
- Nëse kaloni nga një plan me pagesë në planin FALAS, të gjitha postimet tuaja të planifikuara do të humbasin.
- Do të vazhdoni të përdorni versionin me pagesë deri në përfundimin e abonimit ose periudhës së provës, përveç rastit kur kërkoni një rimbursim.
- Ju keni mundësinë ta pezulloni abonimin tuaj, gjë që ju lejon të ruani të gjitha postimet, statistikat dhe të dhënat e llogarisë. Mund ta rifilloni abonimin në çdo kohë pa humbur asnjë të dhënë.
Shkruar nga: Brikena Cani
MobileEnd
Përditësuar: 30/07/2026
Faleminderit!
